BallinaKronikeEMRI/Vrau 50-vjeçarin në Fier në sy të bashkëshortes së tij, arrestohet autori...

EMRI/Vrau 50-vjeçarin në Fier në sy të bashkëshortes së tij, arrestohet autori i dyshuar

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 50 vjeçarit Ahmet Toska, ngjarje e ndodhur gjatë tetorit në Fier. Në pranga ka rënë Fatmir Hoxha., 52 vjeç, banues në Fier, arrestim i kryer me urdhër të prokurorisë.

Policia e akuzon atë për vrasjen e ndodhur më 26 tetor të Toskës, në prani të bashkëshortes së tij.

Njoftimi i policisë

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 26.10.2020, ku në lagjen “Sheq i madh”, Fier  është vrarë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar dhe hetimeve të pandërprera, është arritur të behet kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar: F. H., 52 vjeç, banues në Fier.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në bazë të fakteve dhe provave të administruara në interes të hetimeve të procedimit penal të regjistruar për vrasjen e shtetasit A. T., ka lëshuar urdhërin për ndalimin e shtetasit F. H., si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të  armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular