Pllakos zia në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, aty ku dy djem humbën jetën në vetëm pak orë.
44 vjeçari Asqeri Jaupaj shkoi të punonte tokën e një bashkëfshatari tjetër, për të siguruar të ardhura për familjen, por nuk e dinte se nuk do t’i shihte më. Gjatë punës me zetorin e tij, ai bie dhe zetori e zë sipër.
Edhe pse u transportua me urgjencë drejt spitalit të Fierit, pas operacionit prej 5 orësh nuk ia doli të mbijetonte.
Ndërkohë viktima tjetër është Dashnor Bregasi, i cili duke vjelë ullinjtë i bie trompozë në prani të familjes së tij. Familja e transportoi me urgjencë për në spitalin e Ballshit, por fatkeqësisht nuk ia doli dot të mbijetonte.
Një tragjedi e rëndë për të dyja familjet dhe për banorët e fshatit, të cilët i njihnin dhe shprehen se ishin djem shumë të mirë.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjeve, miqve dhe të afërmve të viktimave.