BallinaKronikeTRAGJEDI në Mallakastër, dy djem humbin jetën në pak orë, në fshatin...

TRAGJEDI në Mallakastër, dy djem humbin jetën në pak orë, në fshatin ku jetonin pllakos zia (EMRAT)

Pllakos zia në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, aty ku dy djem humbën jetën në vetëm pak orë.

44 vjeçari Asqeri Jaupaj shkoi të punonte tokën e një bashkëfshatari tjetër, për të siguruar të ardhura për familjen, por nuk e dinte se nuk do t’i shihte më. Gjatë punës me zetorin e tij, ai bie dhe zetori e zë sipër.

Edhe pse u transportua me urgjencë drejt spitalit të Fierit, pas operacionit prej 5 orësh nuk ia doli të mbijetonte.

Ndërkohë viktima tjetër është Dashnor Bregasi, i cili duke vjelë ullinjtë i bie trompozë në prani të familjes së tij. Familja e transportoi me urgjencë për në spitalin e Ballshit, por fatkeqësisht nuk ia doli dot të mbijetonte.

Një tragjedi e rëndë për të dyja familjet dhe për banorët e fshatit, të cilët i njihnin dhe shprehen se ishin djem shumë të mirë.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjeve, miqve dhe të afërmve të viktimave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular