BallinaBotaPërfaqësuesja ligjore e Trumpit: Kemi dëshmi për mashtrim në zgjedhje

Përfaqësuesja ligjore e Trumpit: Kemi dëshmi për mashtrim në zgjedhje

Sidney Powell, përfaqësuese e ekipit ligjor të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se ka prova për një komploti të madh.

Ajo tregon se komploti përfshinte gjigantët e teknologjisë amerikane, kompaninë e votimit “Dominion”, zyrtarë qeveritarë dhe gjigantë mediatikë për t’ia “vjedhur” zgjedhjet Trumpit.

Powell i tha Fox News se beson që votimi në nëntor është kulmi i katër viteve të përpjekjeve nga kundërshtarët e Trumpit për ta hequr nga detyra.

“Gjithçka u organizua dhe u krye me ndihmën e njerëzve nga Silicon Valley, kompani të mëdha teknologjike, kompani të mediave sociale, madje edhe kompani mediatike”- tha Powell.

Ajo shtoi se provat e vjedhjes së zgjedhjeve po arrijnë me një shpejtësi, të tillë, sa është e vështirë të përpunohen.

Ndër të tjera, Powell deklaroi se duke rishikuar votat në disa shtete federale amerikane, ekipi juridik i Trumpit arriti në përfundimin se gjigantët e teknologjisë nën kontrollin e demokratëve ridrejtuan, siç deklaroi ajo, “jo qindra mijëra, por miliona vota”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular