BallinaAktualitetRrëfimi i historianit nga Covid 1: Zhurma e aparaturave? U mësova, prej...

Rrëfimi i historianit nga Covid 1: Zhurma e aparaturave? U mësova, prej tyre mbushem me frymë

Historiani Beqir Meta, i cili për disa ditë me radhë qëndroi në shtratin e spitalit Covid 1 ku u kurua nga Koronavirusi, e ka lënë tashmë spitalin dhe është kthyer në shtëpi. Mjekët e kanë konsideruar gjendjen e tij të përmirësuar dhe të qëndrueshme dhe kanë vendosur që ai ta vazhdojë terapinë në shtëpi, me oksigjen dhe në kontakt të vazhdueshëm me ta.

Historiani ishte një prej pacientëve që foli për kamerën e News24 brenda në spital, duke treguar përvojën e tij, vështirësitë e sëmundjes, ankthin dhe frikën që ajo të ngjall, por edhe për zhurmën e shkaktuar nga aparatura që i drejtonte atij oksigjenin drejt mushkërive.

Beqir Meta ishte nje prej rreth 100 pacienteve që trajtoheshin në spitalin covid 1, shumica nga të cilët sipas mjekëve janë në gjendje të rëndë.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular