BallinaAktualitet28-vjeçarja shtatzënë, një mjek dhe një pedagoge: Bilanci tragjik nga Covid-19 për...

28-vjeçarja shtatzënë, një mjek dhe një pedagoge: Bilanci tragjik nga Covid-19 për sot

Ndërsa ende nuk është bërë raportimi ditor i rasteve nga ministria e Shëndetësisë, si pasojë e koronavirusit dihet se kanë ndërruar jetë të paktën tre persona.

Më herët gjatë ditës se një 28-vjeçare shtatzënë kishte ndërruar jetë të hënën tek Infektivi. E reja kishte pasur komplikacione dhe i ishte nënshtruar një operacioni, prej të cilit nuk mbijetoi.

Po ashtu, betejën me sëmundjen e humbi një tjetër pjesëtar nga bluzat e bardha, mjeku Ilirjan Draçi.

Për fat të keq, virusi i mori jetën edhe një pedagogeje të Universitetit të Tiranës, Irena Bogdani.

Emanuela Dalipi ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, por as ajo as foshnja nuk mbijetuan. Prej një jave ajo qëndronte tek Infektivi, për disa ditë edhe e intubuar, por më pas shfaqi komplikacione dhe mjekët u detyruan të ndërhynin për t’i hequr fëmijën.

Familjarët e saj u shprehën se nuk u vënë faj mjekëve të Infektivit ndërsa shtojnë se e reja ndenji një javë në shtëpi edhe pse e dinte që kishte koronavirus.

Artenisi, bashkëshorti i Emanuelës u shpreh jashtë kamerave se mendon që gjendja e saj mund të jetë përkeqësuar për shkak të periudhës një javore që ajo kaloi në shtëpi.

Mjeku Ilirjan Draçi, humbi sot bejetën me Covid-19. Draçi për vite më radhë shërbeu si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve Nr.1

Kurse Irena Bogdani ishte pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular