BallinaKronikeKërcënohet me jetë ish prokurori i Krimeve të Rënda

Kërcënohet me jetë ish prokurori i Krimeve të Rënda

Ish prokurori i Krimeve të Rënda Ardian Nezha ka bërë kallëzim se është kërcënuar me jetë.

Mesohet se Nezha dhe pjesëtarë të tjerë të familjes janë kërcënuar nga persona paidentifikuar me anë të mesazheve telefonike.

Kallëzimi është bërë nga vetë ish prokurori në Prokurorinë e Tiranës,ku ka dorëzuar një sërë mesazhesh kërcënuese që nisin me kërcënimin me jetë të djalit të ish prokurorit, por edhe pjesëtarëve të tjerë të familjes.

Kallëzimi është bërë disa muaj më parë, ndërsa Prokuroria i rikthye sëfundmi policisë materialet për të kryer veprime shtesë për identifikimin e personave që kanë kërcënuar prokurorin.

Burimet thanë se pas kthimit për plotësime të hetimeve policia ka identifikuar numrin e telefonit nga ku janë dërguar kërcënimet dhe janë duke u shqyrtuar qelizat telefonike për lokalizimin e këtij shtetasi që rezulton ta ketë me pronësi.

Hetimet për rastin janë ende në vijim ku vetë ish prokurori pretendon se ai është kërcënuar për shkak të detyrës.

Kujtojmë se Nezha dha dorëheqjen pa u përballur me vetingun, duke u larguar nga sistemi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular