BallinaKryesore“Mbështes Lulzim Bashën”/ Afrim Gashi: Akuza në shërbim të politikave serbo-ruse

“Mbështes Lulzim Bashën”/ Afrim Gashi: Akuza në shërbim të politikave serbo-ruse

spot_img
spot_img

Kryetari i Partisë Alternativa në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi, reagon lidhur me akuzat që po bëhen ditët e fundit në adresë të kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Përmes një reagimi në Facebook, Gashi shpreh përkrahjen e tij ndaj liderit të opozitës në Tiranë, ndërsa shprehet se, hedhja e akuzave ndaj kryetarit të PD-së, kjo për interesa elektorale, dëmton imazhin e shtetit dhe të politikës shqiptare.

Mbështes Luzim Bashën dhe secilin lider tjetër shqiptar mbi të cilin hidhen akuza për tradhti ose involvim në ndërmarrje që kanë të bëjnë me procedim të materialeve ose lëndëve në shërbim të politikave serbo-ruse e në dëm të drejtuesve të UÇK-së“, shprehet politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Afrim GashiLufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare. Në këtë është i bindur çdo shqiptar kudo që jeton ai.

Në kohën kur po hidhet hije mbi drejtuesit e UÇK-së në Dhomat e Specializuara, duke u ngritur akuza për krime lufte, nuk ka pasur shqipar që është ndjerë rehat. Andaj nuk e kuptoj kujt i shërben njollosja e drejtuesve më të rëndësishëm politikë të shqiptarëve.

Hedhja e akuzave ndaj kryetarit të PD-së, mikut tim Lulzim Basha, kjo për interesa elektorale, mendoj se e dëmton imazhin e shtetit dhe të politikës shqiptare. Kjo është tendencioze dhe e dëmshme për të gjithë ne.

Mbështes Luzim Bashën dhe secilin lider tjetër shqiptar mbi të cilin hidhen akuza për tradhti ose involvim në ndërmarrje që kanë të bëjnë me procedim të materialeve ose lëndëve në shërbim të politikave serbo-ruse e në dëm të drejtuesve të UÇK-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular