BallinaKronikeBurri shkel urdhrin e mbrotjes dhe tenton të vrasë me thikë gruan,...

Burri shkel urdhrin e mbrotjes dhe tenton të vrasë me thikë gruan, policia i shkon në banesë

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në një familje në kryeqytet dhe ka vënë në pranga një 41-vjeçar.

Ai akuzohet për dhunë në familje, ndërsa kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe po rrihte e kërcënonte me thikë bashkëshorten e tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë se në Yrshek, në ambientet e banesës, shtetasi Ç. M. kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata për bashkëshorten e tij dhe po ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, si dhe po e kërcënonte atë me thikë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Shërbimet e Policisë kanë prangosur shtetasin Ç. M., 41 vjeç, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë), me të cilën ky shtetas e kërcënonte për ta vrarë bashkëshorten e tij” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular