BallinaAktualitetHetim për burgjet e UÇK-së? Surroi: Shqipëria ende hesht për krimet serbe...

Hetim për burgjet e UÇK-së? Surroi: Shqipëria ende hesht për krimet serbe në Shqipëri. Viktimat duan drejtësi

spot_img
spot_img

Maxhoranca në Shqipëri po kërkon krijimin e një komisioni hetimor mbi i të ashtuquajtura burgje të UÇK-së ndërsa nuk merr asnjë nismë për të miratuar një rezolutë ku të dënohet genocide serb në Kosovë. Një kërkesë e tillë u kërkua me forcë dhe nga lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti pak ditë më parë

Por a duhet Shqipëria të miratojë një rezolutë kundër këtyre krimeve?

Në një intervistë me gazetaren Beti Njuma për RTV Ora, analisti Veton Surroi sjell në vëmendje se më e rëndësishme se kjo është zbulimi i vrasjeve që ndodhën në Shqipëri nga serbët gjatë kohës së luftës për të cilën ende nuk është bërë drejtësi për viktimat.

Veton Surroi per RTV Ora: Ne duhet të kalojmë tej fazës së rezolutave edhe në Kosovë dhe në Shqipëri.   Aktgjykimi i Nikolla Shainoviçit (ish kryeministri i Jugosllavisë) ka treguar se Serbia si shtet ka qenë e angazhuar në një ndërmarrje të përbashkët kriminale.

Pra viktimat e ekzekutimeve të njësiteve që kanë qenë pjesë e kësaj njësie të përbashkët kriminale duhet të gjejnë drejtësi në një rrugë juridike dhe politike.

Të gjithë viktimat e kësaj ndërmarrje të kryesuar nga Shainovic dhe gjeneralët serbë duhet të gjejnë kompensim juridik brenda sistemit të drejtësisë në Serbi dhe asaj ndërkombëtare. Pra kjo çështje duhet të çohet në të gjitha nivelet e duhura juridike.

E dyta: Të mos harrojmë që ka pasur viktima të veprimeve të ushtrisë serbe në territorin e Shqipërisë. Në atë kohë Shqipëria nuk ka reaguar juridikisht mirëpo këto viktima duhet të marrin kompensimin e vet. Ka të vrarë nga veprimet e artilierisë serbe në territorin e Shqipërisë.

E treta: Nevojitet një pjekuri më e madhe për këtë çështje. Të hapësch një komision hetimor parlamentar për burgjet në territorin e Shqipërisë sot është të tregosh mospërfillje për realitet.

Cështja e këtyre burgjeve është trajtuar në gjykatën e Kosovës 10 vite më parë. Ka pasur dhe njerëz të gjykuar për veprimet brenda këtyre burgjeve. Tani të formosh komisione parlamentare nuk ke një prekje me realitetin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular