BallinaAktualitetVdes nga koronavirusi edhe gjigandi i mirë i Tiranës, 'Ver Llapa'. Mesazhi...

Vdes nga koronavirusi edhe gjigandi i mirë i Tiranës, ‘Ver Llapa’. Mesazhi i Ilir Çumanit

spot_img
spot_img

Një personazh mjaft i njohur në Tiranë ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Bëhet fjalë për Verin e 21 dhjetorit. Të gjithë e njihnin si “Ver Llapa” dhe ishte një prej personazheve më dashura në Tiranë, për mimikën e veçantë, ku shpesh me gjuhën e tij, përqeshte mjerimin.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur Ilir Çumani, drejtor i përgjithshëm i Institutit Kombëtar për Integrimit e Jetimëve, shoqëruar edhe me një përkushtim plot dashuri dhe vlerësim.

Mesazhi i Ilir Çumanit

“PËRSHPIRTJE PËR NJERIUN E MIRË….                                                               

Jetove në mes tonë duke e sfiduar mjerimin tënd të bardhë në këtë botë hipokrite, tinëzare e të marrë fund, duke u tallur aq bukur e mençurisht me ironinë e fatit, gjithë gazmend e stoik, plot indiferentizëm e shpërfillje në gjithë këtë realitet absurd ku bashkëjeton në mënyrë të pistë dhe absurde superluksi i pakicës së pushtetshme të korruptuar me mjerimin masiv të shumë të ngjashmëve të tu, si për të treguar se asgjë në këtë jetë nuk është e pafundme…

 Ndaj, asgjë nuk duhet marrë seriozisht… Ishe engjëlli më i bukur dhe më i pafajshëm mbi këtë tokë, një dëshmi e gjallë ku luhet drama Njerëzore, shkaktuar prej makutërve të panginjur e zemër katranë të pashpirtë, por të pangjashëm me pafajësinë dhe shpirtin tënd naiv, të bukur e të dëlirë….

Ik VERI…., prehu i qetë prej gjithë atij stërmundimi e përvuajtje të paepur që dëshmove në jetën tënde, ishte një sakrificë sublime prej cigani e bohemi që aq shumë ta doja e ta adhuroja… Pusho në Paqe o NJERI i mrekullueshëm i Zotit. R.I.P”

Vdes nga koronavirusi edhe gjigandi i mirë i Tiranës, 'Ver

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular