Yuri Kim thirrje Presidencës e Kuvendit: Punoni me urgjencë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

3
283

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa propozon që ky institucion duhet të ngrihet deri në fund të këtij viti.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Kim thekson se institucionet e drejtësisë, Parlamenti dhe Presidenca, duhet të punojnë me urgjencë.

“Do të ishte mirë të shihnim progres drejt funksionimit të Gjykatës së Lartë deri në fund të këtij viti. 6 javë të mbetura – Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë. Faleminderit Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin për qytetarët shqiptarë për drejtësi!”, shkruan në mesazhin e saj Yuri Kim.

Image

 

3 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 9817 more Information on that Topic: startnews.news/2020/11/19/yuri-kim-thirrje-presidences-e-kuvendit-punoni-me-urgjence-per-ngritjen-e-gjykates-kushtetuese/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 56524 additional Info to that Topic: startnews.news/2020/11/19/yuri-kim-thirrje-presidences-e-kuvendit-punoni-me-urgjence-per-ngritjen-e-gjykates-kushtetuese/ […]

Comments are closed.