BallinaAktualitetAktori Fatmir Xhelilaj humbi jetën nga COVID-19, miqtë dedikim të ndjerë

Aktori Fatmir Xhelilaj humbi jetën nga COVID-19, miqtë dedikim të ndjerë

Është ndarë nga jeta për shkak të COVID-19, një nga simbolet e artit dhe kulturës fierake, aktori i madh i teatrit dhe estradës së Fierit, Fatmir Xhelili.

Aktor në teatrin “Bylis” të Fierit, Fatmir Xhelili, për 46 vjet rresht, ai ka interpretuar përkrah emrave të mëdhenj si  Fuat Boçi, Luftar Paja, Hajrie Rondo etj. Fatmiri e ka nisur rrugën e artit si aktor amator.

Interpretimi me mjeshtëri i roleve që merrte, e bënë Fatmirin një figurë të dashur për publikun.

Me gjithë dëshirën për të interpretuar në dramë, karrierën më të madhe ai e ka në komedi. Ishte regjisori Pellumb Kulla ai që i dha rolin e parë në komedinë me titull “Këpucët angleze”.

Për kolegët, aktori Fatmir Xhelili është vlerësuar edhe si një bashkëpunëtor shumë i mirë.

Reagimi të shumta kanë ardhur për ndarjen nga jeta të aktorit, ku miqtë, kolegë, ata që e kanë njohur nga afër, si edhe dashamirës që e ndiqnin nga skena, kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit.

“Sot humbëm një njëri me vlera! Unë humba mësuesin tim të teatrit, Ju aktorin tuaj të dashur. Si mund të them Lamtumirë?! Të qoftë dheu i lehtë miku jonë”, shkruan Matilda Haska në rrjetin social “Facebook”.

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular