BallinaKryesoreNga Topojani i Kukësit, shef pastiçerie në Venecia, historia e suksesit dhe...

Nga Topojani i Kukësit, shef pastiçerie në Venecia, historia e suksesit dhe e trishtë e Selam Allarajt

Shqiptarët kanë dashur një mundësi, e më pas kanë spikatur, kanë shpërthyer me talentin e tyre kudo që kanë vënë këmbë. Fatkeqësisht ky vend, iu ofron pak ose aspak, talentet kryesisht janë të “kontrolluara”. Histori suksesi shqiptare gjen kudo në diasporë e gjetkë, në fusha të ndryshme por, janë vendet ku zgjodhën të jetojnë dhe punojnë duke ikur nga Shqipëria nga pamundësia për të pasur një punë të mirë, për të iu dhënë një shans për të spikatur në talentin e tyre, ndaj halli madje skamja i ka detyruar të marrin rrugët e botës duke emigruar dhe një pjesë e mirë dhe ilegalisht. Janë të shumtë emrat në fushën e sportit, kulturës, në arsim, shkencë, kuzhinier, pasiçierë, sipërmarrës etj.
Selam Allaraj një djalë nga fshati Topojan i Kukësit është një prej shqiptarëve të suksesshëm i cili ka spikatur dukshëm si pastiçer, jo në një vend kudo, por në Venecia. Eshtë kjo një histori suksesi që si shqiptar të bën të krenohesh.



Nga mbijetesa tek suksesi i arritur në Itali

Nuk duam ta nisim këtë shkrim me historinë e trishtë të Selam Allarajt, por me suksesin e tij. Pas vuajtjesh dhe  në vendlindje dhe disa fatkeqësive,  të riut kuksian nuk i qëndrohej më në Shqipëri. Ai kishte ëndërra, ndaj sapo mbushi 20 vjeç u nis drejt Italisë me vizë sezonale, për të mos u kthyer më në vendlindje. “Në Itali kam mbërritur në vitin 2007.  Punoja 4 orë në ditë magazinier pa pagesë, për 7 muaj, në Arezzo, vetëm për të bërë dokumentet. Orët e tjera punoja në një vilë. Bëja ndërkohë punë të tjera shtësë ndërtimi, suvatim, bojaxhi dhe mirëmbajtës oborri”, thotë Selam Allaraj. Pohon se ka bërë punë të ndryshme deri në vitin 2012, kur më në fund, u fut në kuzhinë, aty ku gjithmonë kishte ëndërruar. “Filloa të punojë si pastiçer në një hotel dhe për të arritur aty ku jam sot, kam bërë shumë kurse, kam lexuar shumë libra dhe kam bërë shumë eksperimente me ëmbëlsira” – thotë djali nga Topojani. Aktualisht Selam Allaraj është shef në një pastiçeri të njohur në Venecia dhe bën ëmbëlsira gourmet të krijuara nga vetë ai. “Për mua, kuzhina është magji, është art, pasi duke bashkuar shumë ingredient bashkë, del një kryevepër-thote Allaraj.
Kuksiani nga Topojani shërben në një restorant që është brenda muzeut, ku përveç cilësisë që duhet shumë e lart, është edhe kompozimi në pijatë shumë i rëndesishëm aty ky dhe klientët janë të shumtë.   Aty shkojë dhe personalitete si artistë, politikanë, gazetarë, dhe shumë turistë nga e gjitha bota e gjithë bota. Allaraj punon për dhëndrrin e Lino Tagliapietra, një artist i njohur në Itali dhe botë.
Edhe pse është në Itali, sytë gjithmonë janë nga Shqipëria, Selam Allaraj ka shumë dëshirë të kthehet në atdhe një ditë, tek toka dhe prindërit e tij, por tashmë vjen si një profesionist dhe ndoshta mund dhe të krijojë një biznes të tijin”.
Selami, me mund dhe sakrificë arriti të realizonte ëndrrën e tij ndaj ka një mesazh, për të rinjtë dhe për të gjithë ata që e ndjejnë veten të braktisur kur thotë-:”Nuk duhet të humbin kurrë shpresat”.
Historia e trishtë/Selami është lindur në fshatin Topojan. Në familjen ishin 8 fëmijë, 5 vëllezër dhe 3 motra. Si në çdo familje shqiptare nuk ka qenë aspak e thjeshtë t’i bënin ballë vështirësive të jetës dhe kohës post komuniste sidomos duke banuar në fshat, por mundën të ia dilnin mes peripecish. Në klasë të katërt, Selamin e përjashtuan përgjithmonë nga shkolla, për shkak të disa mungesave të cilat edhe mund të justifikoheshin dhe kjo është e pajustifikueshme pasi la gjurmë tek ai.
Duke qenë se i pamundësuan vazhdimin e shkollës, Selam Allaraj ndihmonte familjen me punë fshati, të cilat nuk kanë të mbaruar ndonjëherë.  Pa asnjë të ardhme të sigurt, jeta e tij vazhdonte. Në vitin 1995, Selami humbi dy vëllerëzit e tij në një aksident në Greqi të cilët ishin atje për të fituar bukën e gojës, atë që ju mungonte, por erdhën të pajetë. “Me humbjen e dy vëllezërve ishte e vështirë të mendoje pozitivisht. Shumë lot dhe shumë dhimbje. Ishte një humbje e madhe për familjen tonë”, thotë Allaraj për startneës.al. Që prej asaj kohe, Selami kishte filluar të mendonte për largimin nga Shqipëria, si një zgjidhje për një të ardhme më të mirë. Ai nuk kishte asgjë, përveç një dëshire të madhe për të gatuar dhe që një ditë të bëhej pastiçer. Djalit me një ëndërr kaq të madhe, i rrinte e vogël Shqipëria. Sapo bëri 20 vjeç ai u nis drejt Italisë me vizë sezonale, për të mos u kthyer më pas ku dhe la gjurmën si histori suksesi në vendinn fqinjë dhe përmbushur ëndërrat e fëmijërisë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular