BallinaPolitikeAnëtarët e LSI zgjedhin sot kreun e partisë dhe forumet drejtuese, aplikohet...

Anëtarët e LSI zgjedhin sot kreun e partisë dhe forumet drejtuese, aplikohet votimi online

Lëvizja Socialiste për integrim voton sot për të zgjedhur kryetaren, delegatët dhe strukturat drejtuese. Procesi online dhe në qendrat e votimit ka nisur në orën 09:00 dhe  do të zgjasë deri në orën 16:00. Monika Kryemadhi është e vetme në garën për kryetare.

Anëtarët e LSI-së po votojnë këtë të shtunë për forumet drejtuese dhe do të përcaktojnë strukturat që do të drejtojnë forcën politike, që aktualisht udhëhiqet nga Monika Kryemadhi.

Të gjithë ata që kanë një kartë anëtarësie në LSI do të zgjedhin të preferuarit e tyre përmes aplikacionit online.

Ndërkaq ata që nuk janë të pajisur me kartë do të votojnë pranë qendrave të votimit që janë hapur në të gjitha bashkitë.

Në një deklaratë për media lidhur me zgjedhjet, zv/kryetari i LSI Luan Rama do të shprehej: “Edhe njëherë tjetër LSI jo vetëm bëhet pararendëse, jo vetëm bëhet promotore, por është shembulli më i mirë i transparencës, shembulli më i mirë i vlerës dhe pushtetit real që kanë anëtarët e saj, të cilët me votën e tyre do të zgjedhin nesër Kryetarin e ri të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që në fakt është rikonfirmim i mandatit të Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nuk ka ndonjë sekret që LSI do të votojë nesër Monika Kryemadhin në detyrën e Kryetarit të LSI-së, për të dhënë në këtë mënyrë mesazhin e mbështetjes, mesazhin e unitetit, mesazhin e solidaritetit dhe mbi të gjitha mesazhin e vendosmërisë për të fituar në zgjedhjet e 25 prillit”.

Anëtarët e LSI zgjedhin sot kreun e partisë dhe forumetAnëtarët e LSI zgjedhin sot kreun e partisë dhe forumet

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular