BallinaAktualitetEMRI+FOTO/Kaloi Covid por pësoi aksident, vdes në moshë të re mësuesja e...

EMRI+FOTO/Kaloi Covid por pësoi aksident, vdes në moshë të re mësuesja e Edith Durham

Mësuesja e njohur e shkollës Edith Durham në kryeqytet ka ndërruar jetë para kohe.

Lajmi për mësuesen Anila Shkëmbi është bërë i ditur nga vetë shkolla në faqen zyrtare në Facebook.

Shkëmbi jepte mësim lëndën e gjeografisë. Komentet e ndjera për mësueses ishin të shumta.

Ajo kishte kaluar Covid por në spital ishte shtruar prej një aksidenti.

“Me hidhërim të madh njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të koleges sonë të dashur Anila Shkëmbi!
Kolege e dashur, mësuese e përkushtuar, shoqe e nderuar, na hidhërove shumë me ndarjen nga jeta në një moshë kaq të re.
Dhimbjen, e dashur Anila, nuk po dimë si ta shprehim as me fjalë e as me lot, ajo qëndron në thellësinë e zemrave tona.
Le një zbrazëti të madhe në kolektivin tonë, por edhe tek nxënësit e tu, që na pyesnin vazhdimisht për shëndetin dhe po prisnin rikthimin tënd sa më të shpejtë në shkollë.
Të qoftë dheu i lehtë.
Do të të përkujtojmë gjithmonë me respekt e dashuri,” shkruhet në faqen e shkollës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular