I riu dhunon dhe kanos mjekun e urgjencës në Elbasan, detajet e para

5
215

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 29-vjeçar në Elbasan pasi ka goditur një mjek dhe e ka kërcënuar.

Sipas informacioneve zyrtare, mësohet se 29-vjeçari me iniciale K.G. ka goditur mjekun me iniciale Sh. K. 55 vjeç në urgjencën e spitalit të Elbasanit.

Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Goditi dhe kanosi mjekun në krye të detyrës, vihet në pranga nga Policia 29-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: K.G., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi në urgjencën e spitalit Elbasan, ka goditur dhe kanosur me fjalë mjekun e gatshëm shtetasin Sh.K., 55 vjeç, banues në Elbasan. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.”, njofton policia.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 46516 more Information to that Topic: startnews.news/2020/11/21/i-riu-dhunon-dhe-kanos-mjekun-e-urgjences-ne-elbasan-detajet-e-para/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: startnews.news/2020/11/21/i-riu-dhunon-dhe-kanos-mjekun-e-urgjences-ne-elbasan-detajet-e-para/ […]

Comments are closed.