BallinaKryesoreIlir Allkja: Mjekë të pozicionuar skajshëm në krah të Ramës, më të...

Ilir Allkja: Mjekë të pozicionuar skajshëm në krah të Ramës, më të padenjë që ka njohur historia e Shqipërisë

Nga Dr.Ilir Allkja

Mjekë të pozicionuar skajshëm në krah të kryeministrit më të padenjë që ka njohur historia e Shqipërisë, ofendojnë rregullisht kritikët e sistemit.
Zotërinj mantel-bardhë, ju e dini shumë mirë që Shqipëria ka një sistem shëndetësor të nënfinacuar, të abuzuar e vjedhur pikërisht nga ata politikanë që ju mbështetni e madje skeni skrupuj të dilni krahpërkrah me ta !
Të qenit “rrypa transmisioni”, ( term që i referohet organizatave të masave në kohën e monizimit) të politikave të partisë nuk ju nderon para pacientëve, përkundrazi ju ul vlerën si mjek, por jo vetëm ju !
Sistemi jonë eshte ky që është, dhe ne duhet të bashkohemi përreth pacientëve tanë e jo përreth partive!
Ky është misioni jonë i shenjtë !
Personalisht kam denoncuar mangësitê në sistem dhe kam shkruar publikisht në 2001, 2005, 2007, e vazhdim e do të vazhdoj të jetoj e punoj si njeri i lirë pavarësisht kanosjeve të pushtetit e rrypave të tij !
Mjekët belgë i kthyen shpinën kryeministres Sophie Wilmè, pasi nuk ka permbushur kerkesat e tyre , ndërsa ju nxehni duart për kryeministrin e vendit, madje linconi edhe mjekët që kërkojnë përmirësime.
Kryeministri italian nuk guxon të shkojë në një qendër spitalore në Itali, pasi mjekët do ta kryqëzojnë me kritika, ndërsa ju jeni gati ti shtroni mantelet tuaja kryeministrit, ministres !
Jeta është e shkurtër për ta shkruar dy herë, le të krijomë pak dinjitet të dashur “profesorë” !
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular