BallinaAktualitetRama me fjalim në letër: Opozita ka bërë aleancë me virusin kundër...

Rama me fjalim në letër: Opozita ka bërë aleancë me virusin kundër meje

Kryeministri Rama ka dalë këtë mbrëmje në një monolog virtual, ashtu siç tha vetë, në një dalje të padëshiruar, i provokuar nga opozita.

Si çdo fillim monologu Rama fillimisht është marrë me viktimizimin e tij, për ata që e shajnë dhe ofendojnë, ku arrogancën e ka cilësuar pasion të tij, kurse sharjet i ndezin gjakun.

Rama ka akuzuar opozitën për imazhet e dala nga morgu, duke i quajtur ato inskenime fotografike, por pa dhënë asnjë shpjegim për përmbajtjen e fortë të imazheve dhe të keqmenaxhimit që i ka bërë situatës së pandemisë në spitale.

Rama në një fjalim të shkruar, tha ndër të tjera se ‘Opozita ka bërë aleancë me virusin kundër meje’.

‘Një pakicë e zhurshme njerëzish, shan, ndaj atyre që janë në vijën e pare të luftës.

Nuk mund të bëjmë politikë më numrin e të vdekurve.

Nuk është demokratike të bësh politikë me lajme të rreme.

Si mund të cënohet deri në këtë pikë integriteti i mjekëve?

Nuk ka asnjë mundësi teorike të fshihet numri i pacientëve të vdekur në spiitale.

As parti që të bëjë diagnozën e pacientëve.

Por që të thirret prokuroria të hetojë për të vdekurit në spital në kulmin e pandemisë kur mjekët duhet të kenë mirënjohje, kjo e tejkalon nivelin e politikës së këtij lloji.’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular