BallinaKryesoreLULZIM BASHA DHE KOSOVA/Përshtypje personale nga takimi NJË ORËSH që pata në...

LULZIM BASHA DHE KOSOVA/Përshtypje personale nga takimi NJË ORËSH që pata në vitin 2003

Prof.dr. Gani Bajraktari

LULZIM BASHA DHE KOSOVA
Përshtypje personale nga takimi NJË ORËSH që pata në vitin 2003
Për rrjetet sociale, e ka dhëne mendimin e tij kapital dhe të parrëzushëm Umberto Eco, prandaj dhe nuk çuditëm çfarëdo që shof e dëgjoj në to! Çuditem, se si intelektualë e figura publike e politike mund të flasin diçka, pa asnjë argumet. Por, në fakt edhe për këta nuk çuditëm më: çuditsha dikur!
Kur fortuna e një lajmi në botën shqiptare të merr përpara, çoftë ajo shpifje ordinere, është e zorshme ta demantosh, sepse është ajo ARMATA e njërëzve ”patriotë”, profiterë klikimesh, profiterë karrikash, etj., dhe e atyre të Umberto Eco-s, të cilët nuk heshtin asnjë minutë për ta çuar në vend shpifjen. Dhe këtë e bëjnë pa asnjë analizë, pa asnjë argument, pa asnjë provë: thjesht thashethemet bëhën ”prova” dhe pastaj futesh në vorbullën e valës së rrëpishme të padirigjuar. Çuditërisht, në botën shqiptare, kalojnë shumë më mirë që nuk mirren fare me to, sesa ata që nxjerrin mijëra prova që kundërshtojnë thashethemet. Këta, qe nuk flasin bëhën karizmatik, interesant, enigmatik dhe fitojnë autoritet tek armata, sidomos ajo e Eco-s!
Lulzim Bashen as nuk e njof, as nuk kam asnjë lidhje më të, dhe nuk kam as simpati as urrejtje për të.
Unë do të përshkruaj një takim që pata më të në Vitin 2003 ne Departamentin e Drejtësise së UNMIK-ut në Prishtinë. Bashën nuk e kam takuar asnjëherë më përpara dhe asnjëherë pas këtij takimi.
Kjo është historia e takimit tim me Bashën
Në vitin 2003 isha emëruar U.D. i Drejtorit Mjekësor të QKUK, duke qenë njëkohësisht edhe Drejtor i Klinikës Interne (deri në zgjedhjen e drejtorit të ri). Mundohesha me mish e me shpirt që të zgjidh të gjitha problemet në QKUK (ishin mijëra, e shumë nga ato akoma nuk janë zgjedhur), dhe pranoja në takime çdokënd që kishte një hall, ato 2-3 orë sa rrija në atë zyrë, e cila mu bë e neveritshme nga pamundësia për të zgjidhur problemet, e për të cilën gjë nuk do humbas kohë këtu. Një ditë më vijnë në zyrë mjekët e Insitutit të Mjekësisë Ligjore dhe të Fakultetit të Mjekësisë, për problemin e Mjekësisë Ligjore, i cili i përmbledhur sipas atyre 4 kolegëve që kisha në zyrë ishte ky:
– UNMIKU ka hap një Institut të Mjekësisë Ligjore në Rahovec dhe Fushë Kosovë, ku ka punësuar mjekë të huaj dhe mjekë serbë,
– Na kanë kontaktuar neve të shkojmë të punësohemi atje, por ne nuk kami pranuar (përveq njërit), sepse Instituti i Mjekësisë Ligjore i takon Fakultetit të Mjekësisë dhe ne nuk do të lejojmë që të luhet me ne,
– Tash neve nuk na lejohet që të ekzaminojmë asnjë rast mjeko logjor: vrasje, vdekje me fatalitet në fatkeqësi komunikacioni, etj, të gjitha policia i dërgon në Fushë Kosovë,
– Askush nuk po mirret më këtë çështje!
Isha komplet i pafamiljarizuar më këtë çështje. Megjithatë mu duk problem shumë i madh, shumë serioz, shumë kompleks dhe shumë i rëndësishëm kombëtarisht që aty të këtë shqiptarë. Në atë Institut ishte edhe zyra për persona të pagjetur.
Akoma pa dalur kolegët e mi të respektuar (disa nuk jetojnë më) nga zyra kontaktova Departamentin e Drejtësisë së UNMIKU-ut për një takim për çështjën e shtruar. Në telefon u prezantua një zonjë që flista anglisht dhe më la takim të nesërmën paradite.
Të nesërmën sipas agjendës shkova në takim, ku sipas protokollit më mori roja, më dërgoi tek nje sekretare (e huaj), e cila me akomodoi në një zyrë takimesh, ovale, e cila zinte rreth 30-40 persona. Pas 2-3 minutash hyri një djalë i ri, i gjatë, i bukur, i buzëqeshur dhe sharmant. Më shtriu dorën dhe mu prezantua në shqip: Unë jam Lulzim Basha, jam shqiptar, jam zyrtar i UNMIK-ut, dhe sot jam i caktuar që të bisedoj me ju. Bisedën do ta bëjmë shqip, sepse do ta kemi më të lehtë dhe shpresoj shumë se do të arrijë të ju ndihmojë. Që në start përftova përshtypjen e një njeriu shumë pozitiv. Nuk kisha dëgjuar asnjëherë për këtë njeri. Ia shpjegova në detaje problemin e rrëfyer nga kolegët e mi, ia shpjegova shqetësimin tim për këtë çështje që për mua ishte një rëndësie të veçantë, dhe se kërkova për një vullnet të mirë për ta zgjidhur këtë problem. Më dëgjoi krejt më vëmendje (me një kulturë përendimore), anipse pasi mori fjalën më tha se i di të gjitha këto në detaje, madje shumëfish më të detajuara, dhe se plotësisht pajtohej me mua.
Doktor, problemi është i thjeshtë edhe për tu kuptuar edhe për tu zgjidhur. Problemi është se ne si Departmant nuk po arijmë të mirremi vesh me mjkët shqiptarë:
E para, Departamenti (Instituti) i Mjekësisë Ligjore, pothuajse në krejt botën, përjashto Rusinë, dhe ndonjë vent të rrallë, është Departamant nën Ministrinë e Drejtësisë e jo të Arsimit. Arësyeja pse është kështu në krejt botën eshte se rastet që ekzaminohen aty do të kenë punë e policinë dhe drejtësinë! UNMIK ka vendosur (përpara se unë të punësohesha këtu) që kështu si në krejt Përendimin, ky Departament të udhëhiqet nga Drejtësia. Unë, personalisht pajtohem krejt me këtë qendrim të UNMIK-ut, sepse është qëndrim i drejtë. Por, edhe nëse nuk pajtohem këtë nuk kam fuqi ta ndërrojë. Basha në këtë pikë kishte të drejtë: INSTITUTI I MEKËSISË LIGJORE nga viti 2009 është në kuadër të MINISTRISË SË DREJTËSISË, ku është edhe sot!
E dyta, ne jemi tepër të interesuar që të punësojmë të gjithë mjekët ligjorë në Kosovë në këtë Institut dhe kjo është tepër e rëndësishme për ne, por më e rëndesishme për Kosovën. Prandaj të lutem na ndihmo!
E treta, kemi plane të mëdha që në Kosovë të ndërtomë një Institut Gjigant të Mjekësisë Ligjore, referent për Ballkanin. Duhet të shfrytëzojmë këtë shansë sepse kemi pikëmbështetje të fortë numrin e madh të personave të pagjetur. Por bojkoti i shqiptarëve po na e vështirëson punën. Të lutem fol me kolegët shqiptaë, mundohu ti bindesh se kjo është e mirë për ta, për popullin e Kosovës, për të ardhmen e vendit.
Së fundi, ky është vërtetë problem i madh, që është krejt në duart e shqiptarëve dhe se nëse ata janë të gatshëm, ky problem kaq i madh mund të zgjidhet për pak ditë. Këtë të premtoj unë dhe këtë të garantoj unë. Prandaj të lutem jepi forca dhe kryeni punën tuaj. Ju faleminderit ty për inisiativën më të rëndësishmë që një shqiptar ka ndërmarrë për këtë çëshjte kaq të rëndësishme për juve.
Ke diçka për të shtuar, më pyeti! Përveq falënderimit, nuk kisha çfarë të shtoja, isha i impresionuar nga pritja, sqarimi, dashamirësia dhe gatishmëria për të ndihmuar, si dhe ngaqë kisha përpara nje shqiptar kaq të zgjuar dhe kaq dashamirës.
Pas kësaj, z Basha mbylli fletoren e shënimeve, në të cilën në fakt nuk shënoi asgjë tjetër përveq gjeneraleve të mia, sepse ne diskutum një problem të njohur për të, 100 herë më të njohur se çʹishte për mua., dhe mu drejtua shumë vëllazërisht:
“Dëgjo i dashur Doktor Ganiu, deri në këtë moment ju keni biseduar me Lulzim Bashën, me një zyrtar të UNMIK-ut, i cili ka obligim 100% të iu përmbahet rregullave të UNMIK-ut, dhe ne kemi përfunduar intervistën zyrtare. Tash po ju flas si Lulzim Basha, si shqiptar. Unë jam 100% shqiptar, madje 25% jam kosovar, sepse unë njërin gjysh apo gjyshe (nuk e mbaj mend cilën) është nga Likovci i Drenicës, dhe po të them si vëllai vëllait, ky bojkot i shqiptarëve në këtë pikë kaq të rëndësishmë për shqiptarët e Kosovës është një absurd i pashpjegueshëm për mua! E dini, që jeni shqiptari i parë që me vet-inisiativë jeni interesuar për këtë çështje!? Ne kemi pasur disa herë kontakte më mjekët ligjor shqiptarë, ata janë të vendosur që të mos vijnë në Institut: nuk e kuptoj nëse janë të frikësuar, nëse e quajne këtë akt tradhëtie, nëse nuk duan të ballafaqohen me kolegët serbë që janë aty (janë dy serbë dhe nësë vijnë shqiptarët ata si të thuash dalin menjëherë nga loja, sepse janë 6 mjekë shqiptarë). Të lutem shumë, shko luti, shko fol me ta, ata duhet të vijnë të bëjnë një aplikacion formal këtu, dhe unë të siguroj se brenda javës do ua rregulloj punësimin, ata nuk kanë asnjë nevojë të ndërprejnë punësimin në Fakultetin e Mjekësisë, përveq tjerash edhe pagat do ti kenë më të larta. Të lutem hulumtoje pse ata nuk po vijnë. Tregoju se pavetëdijshëm po i bejnë dëm vendit. Ata duhet të jenë brenda, të mirren me të pagjeturit, të mirren me profesionin, i kanë dyert e hapura për trajnime të panumërta. Është vepër patriotike kjo, nuk ka më vepër patritike në Kosovë se të mirresh më këtë punë. Ndërkohë, që është mision i pamundur kthimi i Institutit nën Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë, atëherë e vetmja rrugë dhe e domosdoshme është që ata të vijnë këtu! Një gjë duhet ta keni parasysh, këta të UNMIK nuk kanë nevojë për ta, këta mund të sjellin qindra mjekë të huaj këtu, nuk e kanë problem. As unë nuk kam asnjë interes personal, përveq asaj ndjenjës shqiptare që më vlon në gji, ngado që shkoj! Ju keni nevojë si për sytë e ballit që të sjellni sa më shumë mjekë shqpitarë këtu. Po ju them si Lulzimi shqiptar, 25% kosovar. Po të lutem shumë, shko bëjë të pamundurën, sjellni mjekët këtu! Unë nuk kam më çka të shtojë as si Luli shqiptar. Pra, veprimi ynë si UNMIK është i qartë dhe i thjeshtë: Le të vijnë mjekët ligjorë shqiptarë këtu, le të firmosin aplikacionin për punësim (ashtu siç kanë bërë tek administrator i QKUK-së menjëherë pas lufte, dhe ne i punësojmë të gjithë, pa asnjë përjashtim. Të gjitha diskutimet tjera, janë të kota doktor Ganiu, dhe do të na sjellin tek e njëjta pikë. Prandaj, veproni! Pas 1 orë takimi, ku biseduam edhe tema shoqërore të ndryshme, u përshëndetëm shumë vëllazërisht dhe miqësisht sikur të njifeshim prej shumë vitesh.
I rrëmbyer nga gëzimi i një djaloshi të ri, me përvojë tepër modeste menaxheriale, se do të arrijë të zgjidhe këtë problem kaq të rëndësishëm për të mirën e vendit, fluturimthi shkova në zyrë dhe angazhova një takim urgjentë më kolegët qe kisha në zyrë, përfshirë edhe Dekanin e atëhershëm të Fakultetit të Mjekësisë. I entuziazmuar , i dominuar nga padjallëzia rinore, ua kumtova lajmin e mirë dhe ua shpjegova pikë e për pe se çʹkisha biseduar me përfaqësuesin e UNMIK-ut që për fat të mirë ishte shqiptar, madje 25% ishte kosovar, dhe pëe garancinë e tij se të gjithë do punësoheshin atje dhe se kjo ishte një veprim shumë patriotik që të shkonin atje, etj. Pas rrëfimit tim disa dhjetëra minutësh, fjalën e morën mysafirët e zyrës time , të cilët njëzëri (përveq njërit që tashmë ishte punësuar dhe në fund deklaroi se unë jam punësuar atje dhe nuk heq dorë më asnjë kusht nga punësimi) thanë 2-3 llafe që mund të përmblidhen: Ne nuk shkojmë të punojmë atje, ne nuk i nënshtrohemi UNMIK-ut, Instituti i Mjekësisë Ligjore i takon Fakultetit të Mjekësisë, në nuk heqim dorë, ma asnjë kusht nga ky qëndrim, për këtë çështje ne nuk kemi nevojë më të diskutojmë fare, dhe pikë! Nësë ke mundësi me na e kthye Institutin nën Fakultet të Mjekësisë të jëmi mirënjohës, nëse jo, ky kapitull mbyllet. Dhe vërtet kapitulli u mbyll sepse nuk kisha më asnjë çelës magjik për të realizuar këtë mision të pamundur. Ua përsërita edhe dsa herë pamundësinë që kjo nuk mund të ndodhë por ishte çdo gjë e kotë. Dolën miqtë e mi mjekë ligjor nga zyra shumë miqësor e pa asnjë hatërmbetje nga unë, përkundrazi me plot falënderime, e unë ngela disa minuta i shtangur e i habitur, sepse perceptimi im ishte se e kanë gabim. Më vonë ky përceptim i imi doli të ishte i saktë. E kisha të vështirë të pranoja faktin, sepse kaiha bindjen se ata po e bëjnë këtë veprim pa asnjë prapavijë, thjesht ata nuk e kuptonin realitetin ose nuk donin ta kuptonin atë, ose kishte diçka që unë nuk kisha fuqi të kuptoja në këtë mes. Organizova edhe një takim me mjekët ligjor pas 2 ditësh, por kësaj here në zyrat e tyre, që të ishin me të lirshëm e të flisnin më shtruar. Por, asgjë nuk ndryshoi, unanimiteti për të mos ndryshuar mendjen dhe vendosmëria për ta çuar deri në fund atë ishte i palëkundur, madje kësaj here edhe më bindës. Dola nga zyra e mikëpritësve, edhe më i zhgënjyer, dhe duke ecur ashtu i hutuar nëpër oborrin e Fakultetit të Mjekësisë, nuk kisha zgjidhje tjetër përveq asaj që të mos mirresha më më këtë mision të pamundur për mua. Shpejt mora vendim që as të mos trokas në derën e UNMIK-ut, përkatësisht të Lulzim Bashes, sepse ishte humbje kohe: më kishte treguar se rrugë e vetme e zgjidhjes ishte ardhja e mjekëve shqiptarë këtu dhe se ata janë te bllokuar në këtë rrugë, dhe se pa debllokimin e tyre çdo gjë është e kotë. Dhe në fakt ashtu doli.
Si përfundim, unë nuk e njof Lulzim Bashën sepse kam ndejtur dhe biseduar më të vetëm një orë në jetën time (asnjëherë përpara dhe pas asaj ore, nuk jemi parë, nuk kemi folur, nuk jemi telefonuar, nuk kemi kembyer sms, nuk kemi këmbyer e-mail, dhe asjë lloj komunikimi tjetër), dhe për rrjedhojë as nuk kam kompetencë profesionale, as nuk kam fare njohuri për të, as nuk kam asnjë provë pro et kontra asaj që sot kuturu pa asnjë provë i mvishet atij rreth “veprimeve të tij për Kosovën”, dhe as nuk dua të flas as për të mirat as për të këqijat e tij. Janë të tjerë ata, kompetent dhe besoj me prova material (jo prononcime paushalle mediatike, me efekte politike votë-mbledhëse), që duhet të japin këto vlerësime.
Megjithatë percepcionet e mia të mbështetura në fakte e të cilat dolën të jenë realitet, për atë bisedë një-orëshe, e të cilin nuk mund të mos e them sepse është karakteri im që nuk më lejon të mos e them, janë se: Lulzim Basha kishte një qëndrim shumë korrekt për Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, kishte një dëshirë dhe vullnet të jashtëzakonshem për të na ndihmuar (por, ne kot pa asnjë bazë e kundërshtuam), ishte një djalë shumë i pjekur, intelegjent, i kulturuar, i lexueshëm, një patriot i kulluar, një shqiptar i vërtet. Madje, ishte dhe një kosovar i vërtet, madje më shumë e donte Kosovën se shumica e ne kosovarëve. Dhe për rjedhojë, unë kam të drejtë të jap percepcionin tim, se një personalitet i tillë nuk mund të bëjë dhe të këtë bërë asnjë veprim të vetëm në dëm të Kosovës )mendim dhe perceptim tërësisht personal).
Pse kishte të drejtë Basha? Sepse Instituti I Mjekësisë Ligjore kurrë nuk u hoq nga Departamenti i Drejtësisë, shqiptarët kurr nuk shkuan aty (ata pastaj vetëm vajtuan dhe akuzuan UNMIK-un se mund të kenë falsifikuar gjetjet mortore…, mbase dhe ka pasur sepse e lamë vet në duart e tjetër kujt!), se edhe pas pavarësisë së Kosovës ky Institut mbeti nën Ministrinë e Drejtësisë, siç kishte bërë UNMIK dhe siç e ka krejt bota, se shqiptarët humbën investimet e një Instituti Gjigant te Mjekësisë Ligjore, se shqiptët humbën rastin ideal të trajnimeve profesionale më të sofistikuara në këtë fushë) sepe shqiptarët nuk fituan asgjë dhe humbën të gjitha, pasiqë nuk dëgjuan vëllaun dhe mikun e tyre Lulzim Basha.
P.S. Përsëris: Ky është perceptimi im personal për një orë njohjeje të Lulzim Bashës, pa marrur asnjë të drejtë akuze, mbrojtjeje apo përkrahje të tij sepse unë as nuk kam kompetencë as të dhëna tjera për personalitetin e tij jashtë kësaj ore.
Sinqerisht,
Prof.dr. Gani Bajraktari
P.S. Secila medie e shkruar dhe vizueke shiptare elektronike mund ta publikojë kwtë opinion timin nën dy kushte: Të jetë komplet e publikuar, të jetë krejtësisht teksti identik (përfshirë dhe titullin). Në të kundërtën ndalohet trasmetimi, publikimi dhe shpërndarja e këtij shkrimi personal!
Umberto Eco: “Social media gives legions of idiots the right to speak when they once only spoke at a bar after a glass of wine, without harming the community. Then they were quickly silenced, but now they have the same right to speak as a Nobel Prize winner”
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular