Që pas denoncimit të kreut të opozitës Lulzim Basha, se është manipuluar numri i viktimave të koronavirusit Covid-19, qeveria e propagandës që drejtohet nga Edi Rama ka ndërmarrë një nismë tjetër.
Këtë herë ata kërkojnë që të ulin numrin e infektimeve të reja, në mënyrë artificiale.
Kanë zgjedhur të ulin numrin e testimeve, për të ulur dhe infektimet.
Në datën 20 nëntor ishin 2677 testime ditore dhe 836 raste të reja.
Sot janë 2084 testime dhe 565 raste të reja. Siç shikohet numri i testimeve është ulur me 600 tamponë më pak, duke ulur edhe numrin e rasteve të reja me thuajse 300.
Pas manipulimeve, edhe propagandën me shifra po e bën Edi Rama.
20 nëntor:
2677 testime ditore.
836 raste te reja pozitive.
21 nëntor:
2470 testime ditore.
737 raste te reja pozitive.
22 nëntor:
2084 testime ditore.
565 raste te reja pozitive