BallinaAktualitetMjeku Alimehmeti tregon çfarë na pret javët në vazhdim: Fatkeqësisht do kemi...

Mjeku Alimehmeti tregon çfarë na pret javët në vazhdim: Fatkeqësisht do kemi rritje të rasteve dhe vdekje

Shqipëria, gjatë muajit nëntor ka shënuar shifra në rritje të të infektuarve me SarsCoV2. Rritje kjo që sipas autoriteteve shëndetësore paralajmëron për një situatë në risk, por ende jo të pakontrollueshme edhe pse në spitalet Covid vetëm 20-25% e kapacitet spitalor është e lirë.

Shifra në rritje paraqiten edhe në vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut, Kosova, Greqia, ndërkohë që në Evropë po vihet re një tendencë në ulje e rasteve.

Doktor Ilir Alimehmeti tregoi në “Wake Up” se na javët e ardhshme pritet rritje e të infektuarve me koronavirus.

“Vdekshmëria është rritur, ka pasur rritje të vdekshmërisë absolute. Ne si njerëz na intereson vdekshmëria absolute, por po të dallojmë virusin dhe kurimin e tij ne na intereson shifra relative.

Por në shifra absolute ka pasur një rritje. Pse? Sepse javë më parë ne patëm rritje të rasteve të reja dhe te pozitivitetit.

Rreth dy javë të tjera më pas përkthehet në shtrime në spital dhe në vdekshmëri, për fat të keq.  Sa herë të kemi rritje, gjithmonë duhet ta presim 2-3 javë mbrapa rastet fatkeqësisht të vdekshmërisë.

Javët e ardhshme do ketë rritje dhe prisni që sa herë të ketë rritje, do ketë edhe vdekje”, sqaroi mjeku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular