BallinaAktualitet"Për 30 orë Covid ia mori jetën motrës", vëllai mesazh prekës për...

“Për 30 orë Covid ia mori jetën motrës”, vëllai mesazh prekës për mësuesen e “Edith Durham”

Anila Shkëmbi, ishte mësuesja e shkollës “Edith Durham” e cila gjeti vdekjen nga Covid-19. Këtë e konfirmon i vëllai i saj kapiteni i anijeve tregtare Ilir Musa Fetahu me anë të një postimi në Facebook.

Vdekja e së motrës e gjeti larg Ilirin duke lundruar me anije dhe ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan për mënyrën se si gjeti vdekjen mësuesja 46-vjeçare, e cila dy javë më parë pësoi një aksident të rëndë rrugor.

“Përpara dy javësh motra ime Anila Shkëmbi Fetahu mësuese Gjeografie në shkollën “Edit Durham” në Tirane, moshën 46- vjeçare,  pësoi një aksident shumë të rëndë automobilistik tek kodra e Rrashbullit. Aksidenti i shkaktoi shumë dëmtime fizike edhe në kafkë madje . U rikuperua pak nga pak edhe memoria po i kthehej gradualisht.  I bënë një ndërhyrje të domosdoshme në kafkë dhe dukej sikur e kaloi rrezikun për jetën”, shkruan Fetahu në rrjetet sociale

Mëpas ai shprehet se Covid tinëzar ishte shkaku që ia mori jetën së motrës, pasi gjendja e saj iu agravua së tepërmi dhe për 30 orë ia mori jetën mësueses së që jepte lëndën e Gjeografisë.

“Për hir të së vërtetës që në fillim mjekët dyshonin edhe për Covid-19 nisur nga një skaner që ju bë me mushkëri që në ditët e para,  por siç duket ai ishtë në fazën e qetësisë . Parametrat ju normalizuan të tëra dhe menduam se e kaloi, por dy ditët e fundit ju rëndua shumë frymëmarrja, sepse ju bllokua gati 75% e mushkërive dhe e humbi betejën me jetën sot (të premten) rreth orës 12:30 orë në të cilën mjeku deklaroi vdekjen e saj. Doktor Fatos Olldashi dhe një tjeter i quajtur Mirjan të neurokirurgjise  u kujdesën për të, por nuk kishte qenë e thënë ta shpëtonin sepse vdekja e thirri “, thekson vëllai .

Më tej ai jep edhe mesazhin për shqiptarët që të kenë kujdes dhe të ruhen nga Covid, sepse nuk është shaka.

“Ruajuni miq . Kënaquni dhe shijoni nesë keni shëndetin dhe jetën. Nëse mendoni se covid19 është shaka gaboheni keq,  motrës ja mori jetën vetëm për 30 orë aktivitet intensiv. Le të jetë si mësim kjo histori për ata që kanë dyshime për pandeminë”, mbyll postimin e tij, Ilir Fetahu.

Ndërsa në një postim të ditëve të fundit, ai kushton një baladë muzikore së motrës  të ” Ouj e asman – Krijuesi është pranë”.

“Me këtë balade që postova ditën e aksidentit të motrës përshendes të gjithë njerëzit e mirë ku janë e ku nuk janë. Përshendës edhe ata e ato që më lëhtesuan dhimbjen këto dy ditë, përshendes edhe djemtë dhe familjarët e saj, përshendes edhe gjithë shoqet dhe shokët e motrës, përshendes edhe gjithë të dashurit që une dhe JU MIQTE E MI nuk i kemi pranë, por janë në QIELL e së fundi përshendes një pjesë të shpirtit tim që prej dje nuk është më, motrën time Anila Shkëmbi Fetahu ♥?. Sot është radha ime të qaj.

Më keni ngushëlluar mjaftueshëm të gjithe me komente ndaj le ta degjojmë këtë baladë të trishtë dhe të kujtojmë ata që s’janë më pranë nesh . Thjesht dhe vetëm dua t’ju përshendes”, shkruan vëllai i mësuesës së ndjerë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular