BallinaKronikeEkzekutimi i Adriatik Tresës/Familjarët e shqiptarit të vrarë kërkojnë mbrojtje dhe akuzojnë...

Ekzekutimi i Adriatik Tresës/Familjarët e shqiptarit të vrarë kërkojnë mbrojtje dhe akuzojnë autoritetet. Po shqyrtohet mundësia për…

Familjarët e shqiptarit të vrarë të premten në mëngjes në një bllok rezidencial në Ekuador, u kërkojnë autoriteteve mbrojtje dhe denoncojnë se asnjë hetim nuk është kryer për të gjetur vrasësit.

45 vjeçari shqiptar, Adriatik Tresa u ekzekutua me gjashtë plumba brenda shtëpisë së tij nga persona të maskuar si policë.

Pamjet e kamerave të sigurisë të kompleksit, tregojnë se si vrasësit e maskuar dhe të armatosur, nënshtrojnë rojet private duke hapur dyert dhe duke hyrë brenda ndërtesës.

Në video mund të shihni se si 6 njerëz dalin nga dy automjete të ndryshme; shumica kishin xhupa të ngjashëm me ato që veshin oficerët e njësive speciale. Njëri prej tyre mbante pushkën.

Brenda sekondave ata arritën në shtëpinë e Adriatik Tresës, duke e ekzekutuar atë. Tresa kishte shkuar në Ekuador në vitin 2010, duke marrë edhe kartë identiteti vendase.

Sipas autoriteteve, ngjarja ka lidhje me trafikimin e drogës.

Walter Jaramillo, prokurori që ndoqi çështjen në shkallën e parë, raportoi se nga 8 personat e ndaluar paraprakisht, vetëm një u konfirmua në paraburgimin.

Ata ndryshuan skenën e ngjarjeve. Kur ndryshuan skenën e ngjarjeve, ata morën dokumentacionin, celularët, supozohet se ata morën para që i kishte shtetasi shqiptar“, tha ai.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar. Ndërkohë, të afërmit po bëjnë procedurat për të marrë trupin dhe po shqyrtohet mundësia për sjelljen e tij në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular