BallinaAktualitetFOTO/Vuante nga skolioza, historia e 14-vjeçares që u ngrit për të ecur...

FOTO/Vuante nga skolioza, historia e 14-vjeçares që u ngrit për të ecur pak orë pas operacionit të vështirë

Aishe Zogu është një 14-vjeçare, e cila vuante nga skolioza dhe pasi iu nënshtrua një operacioni prej 5 ore, tani është në gjendje shumë të mirë shëndetësore

Operacioni i 14-vjeçares është kryer më datë 18 korrik të këtij viti dhe të nesërmen, ajo është ngritur për të ecur dhe pas 1 jave ka dalë nga spitali.

Vajza ishte sot në emisionin “Shqipëria Live” për të falënderuar doktorin e saj, i cili e ndihmoi atë. Aishe u shpreh se e ka kuptuar se është e sëmurë kur ka nisur dhimbje e fortë te pjesa e qafës. Sipas saj, këtë e ka kuptuar kur ishte 13 vjeçe.

Vuante nga skolioza/ Historia e 14-vjeçares që u ngrit për

“Nuk kisha probleme tjera. Shkoja në shkollë, kur rrija ulur nuk kisha asnjë lloj shqetësimi. Kur po më fërkonte mami në anën e kurrizit, vuri re se kisha njërën anë të deformuar. Mjeku më tha se ky operacion kryhet në Itali, Greqi dhe Turqi. Madje më tha se kushton 25 mijë euro”, tregoi ajo.

Ndërkohë e pyetur nëse ka patur frikë nga operacioni pasi ishte i vështirë, 14-vjeçarja u shpreh se nuk kishte aspak frikë.

Vuante nga skolioza/ Historia e 14-vjeçares që u ngrit për

“Mjeku na tha se do ishte pak i vështirë, por unë nuk kisha aspak frikë. Kisha besim te doktori dhe Zoti. Mjeku ka bërë një mrekulli tek unë”, tha Aishe. Kjo e fundit shtoi se bën çdo ditë ushtrimet që i ka dhënë mjeku dhe ndjek këshillat e tij. Në fund ajo tha se dëshiron të bëhet doktoreshë më vonë.

Skolioze është një deformim i kolonës vertebrale, është idiopatik pra nuk ka një shkak. Shkakton dhimbje të kolonës, ndryshime të qëndrimit, vështirësi për të ecur dhe në rastet më të këqija çrregullime në frymëmarrje si pasoje e shtypjes së mushkërive.

Vuante nga skolioza/ Historia e 14-vjeçares që u ngrit për

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular