BallinaBotaKinë, gjenden gjurmë virusi në paketimet në Dongguan

Kinë, gjenden gjurmë virusi në paketimet në Dongguan

Autoritetet shëndetësore në qytetin Dongguan, në provincën kineze të Guangdong, zbuluan se dy kampionë të paketimeve ushqimore të ngrira të importuara dolën pozitivë me koronavirus.

Sipas Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, kampionët u morën nga krahët e ngrira të pulës të importuara nga Argjentina dhe këmbët e ngrita të pulës të importuara nga Rusia, shkruan “Xinhua”.

Autoritetet lokale mbyllën kompanitë e lidhura me këtë rast, duke dezinfektuar zonat dhe duke bërë teste të acidit nukleik mbi personat që patën kontakt të drejtpërdrejtë me produktet.

Deri tani, personeli i përfshirë direkt në ngjarje ka rezultuar negativ për Covid-19. (Irma)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular