BallinaAktualitetMesazhi prekës/Presidenti Ilir Meta i tronditur nga humbja e mikut të tij:...

Mesazhi prekës/Presidenti Ilir Meta i tronditur nga humbja e mikut të tij: Lajm shokues!

Presidenti Ilir Meta shprehet se është i tronditur dhe shokuar nga humbja e mikut të tij, Arjan Kuçit.

Përmes një mesazhi në facebook, Meta shprehet se Kuçi ishte miku dhe shoku i tij i mrekullueshëm në momentet më të vështira.

“Ndarja nga jeta e Arjan Kuçit, shokut dhe mikut tim të mrekullueshëm në momentet më të vështira, është një lajm shokues dhe tronditës.

Edhe pse i mbetur jetim adoleshent, Arjani nuk u dorëzua, por i doli për Zot familjes së Tij, duke hyrë në Ambasadën Gjermane në korrik të vitit ’90, me shpresën për ta shpëtuar nga varfëria, duke bërë edhe shumë sakrifica, veçanërisht për motrën e vëllain më të vogël, për t’u shndërruar në model frymëzues, force e virtytesh edhe për ne miqtë e Tij.

Arjani mbeti gjithmonë një shok i mrekullueshëm për të gjithë ne dhe një familjar i jashtëzakonshëm e patriot.

Jam pranë familjes së dashur Kuçi në këto momente tepër të vështira, të gjithë të afërmve dhe miqve të tyre.

I përjetshëm kujtimi dhe guximi i Tij!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular