BallinaAktualitetEMRI+FOTO/Ndërron jetë mjeku i shquar i Kosovës

EMRI+FOTO/Ndërron jetë mjeku i shquar i Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me pikëllim të thellë ka njoftuar se ka ndërruar jetë profesor Zenel Kabashi.

Ky Shërbim deklaroi se “familja humbi prindin, bashkëshortin dhe të afërmin e tij, ndërkohë mjekësia kosovare humbi njeriun që dha shumë për të.

Për shumë vjet ai punoi në Klinikën Interne të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duke dhënë shumë për shëndetin e pacientëve.

Ishte njeri i urtë dhe me virtyte të larta njerëzore, njeri i sakrificës, përkushtimit. Vepra dhe puna e tij do të jetojë gjatë, ndërkaq puna dhe entuziazmi i tij do të na shërbejnë si frymëzim në rrugëtimin tonë, tashmë pa të.”

Dr. Kabashi, internist – gastroenterolog, u diplomua në vitin 1968 në Universitetin e Sarajeves,  Fakullteti i Mjekësisë Kroaci.  U specializua në Beograd, Serbi. Ai fliste shqip, serbisht dhe turqisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular