BallinaKryesoreIsh-ministri i PS Arben Malaj: Qeveria është e orientuar nga oligarkia, jo...

Ish-ministri i PS Arben Malaj: Qeveria është e orientuar nga oligarkia, jo nga varfëria

Eksperti i ekonomisë, ish-ministri i Financave, Arben Malaj ishte i ftuari i mbrëmjes i Juli Krisafit në SYRI TV.

Ai tha se edhe pse situata është e rëndë, ekonomia nuk duhet mbyllur pasi pasojat do jenë të jashtëzakonshme.

“Unë besoj që kryeministri e ka kuptuar se qëndrimi i tij me autoblinda që dolën në rrugë, që nuk ndodhi në asnjë shtet, as në diktatura, dhe kërcënimet se ‘unë ju mbyll’, ishin ato që krjuan më shumë pasoja negative. Tashmë nuk mund të ketë më kërcënime, por një vullnet nga të gjithë për të respektuar protokollet shëndetësore. Qeveria duhet të ketë gjithmonë një sens bashkëpunues, jo vetëm një komunikim përmes forcës që ka,” tha ai.

Sipas tij, edhe pse ekonomia është në rënie të lirë, qeveria po shpenzon më shumë për luks dhe investime.

“Në momentin që bie konsumi, ekonomia është në rënie të lira dhe në të gjitha vendet ka ndërhyrje të shtetit. Duhen shpenzime për mbrojtje sociale. Kjo pasi Shqipëria e ka shumë të dobët mbrojtjen sociale dhe rezultoi se ishte vendi me mbështetjen më të ulët financiare.

Investimet që bëhen në kohë krizash e rrisin koston për shkak të korrupsionit me 10-15 përqind. Po të shikoni në vendet e tjera ka hetime të plota për kryeministra dhe ministra për shpërdorim të parave nën etikën se na duhen për të shpëtuar jetën e njerëzve.

Ne po vuajmë kostot e PPP-ve, që duheshin ngadalësuar që të mos rritej borxhi. Prandaj opozita thotë se qeveria është e orientuar më shumë nga oligarkia se nga varfëria,” tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular