BallinaKryesore1 vit pas tërmetit, shumë premtime, pak rezultate. PD: Qeveria e përdor...

1 vit pas tërmetit, shumë premtime, pak rezultate. PD: Qeveria e përdor fatkeqësinë për vjedhje dhe zgjedhje. Koha e Ramës ka mbaruar!

1 vit pas tërmetit, shumë premtime, pak rezultate. PD: Qeveria po e përdor fatkeqësinë për të vjedhur dhe për zgjedhje. Koha e Edi Ramës ka mbaruar!

Mirëdita!

Dhurata Çupi:

Si sot, një vit më parë, ishim të gjithë të tmerruar nga një prej fatkeqësive më të mëdha, që goditi vendin. 51 qytetarë, fëmijë, të rinj, nëna dhe baballarë humbën jetën nën rrënojat e tërmetit. Ftoj kolegët të mbajmë një moment heshtje për të gjithë ata që humbën jetën 26 nëntorin e kaluar!

I paharruar qoftë kujtimi i tyre!

Ky vit ka kaluar me shumë vështirësi dhe sakrifica nga të gjithë ne, por me i vështiri ka qenë për familjet që jetojnë jashtë në ccadra, për mijëra familjet që nuk kanë akoma një shtëpi të tyre, pë rata që jetojnë me qera dhe për ata që jëtojnë në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.

Ajo që ka ndodhur gjatë këtij kanë qenë shumë premtime të qeverisë dhe fare pak rezultate.

Edi Rama premtoi se shumica e qytetarëve do të kishin shtëpitë e tyre Brenda dhjetorit, pork jo nuk ka ndodhur. Edi Rama është shumë I vonuar, qeveria e tij është shumë e vonuar! Ata e harxhuan kohën duke zvarritur procedurat, në mënyrë që klientët e qeverisë të merrnin copën e tortës nga fondet e rindërtimit.

Edi Rama e harxhoi kohën e tij me llogari politike duke shtyrë qëllimisht për në mars, përpara zgjedhjeve ndërtimin e shkollave të reja dhe hyrjen në shtëpi të mbi 11 mijë familjeve të pastreha.

Gjithccka e kemi të dokumentuar. Prej sot, ne do t’u faktojmë shqiptarëve sesi kjo qeveri dhe ky kryeministër e kanë përdorur tërmetin për të mbushur xhepat dhe për të manipuluar këta njerëz në nevojë përpara zgjedhjeve.

Edi Rama sot nuk ka bilanc për rindërtimin. As ai dhe asnjë nga qeveria nuk janë në gjendje t’i përgjigjen një pyetje fare të thjeshtë: Pse nuk i mbajtën premtimet?

Pandemia nuk është justifikim. Sektori privat nuk e ndërpreu punën për ansjë moment. Kullat në Tiranë janë ngritur, vetëm shkollat e fëmijëve dhe shtëpitë e 11 mijë familjeve nuk janë ndërtuar akoma.

Edi Rama e ka shpërdoruar kohën! Ai dhe qeveria e kanë patur në dorë të përfundonin, në most ë gjitha, të paktën pjesën më të madhe të rindërtimit. Edi Rama nuk e ka bërë këtë! Ka preferuar të bëjë politikë me fatkeqësinë e mijëra familjeve, sicc bën politikë me pandmeinë, sicc ka bërë gjithnjë për interes të pasurimit dhe pushtetit të tij personal!

Për Edi Ramën shqiptaret janë vetëm numra elektoralë. Nuk janë nëna që vuajnë, kur shohin fëmijët në të ftohtin e ccadrave, nuk janë baballarë që nuk kanë mundësi të punojnë për fëmijët e tyre, nuk janë as të rinj apo fëmijë që duan të shkojnë në një shkollë të mirë.

Qytetarët shqiptarë nuk kanë më kohë për të humbur me Edi Ramën! Mjaft janë vjedhur! Mjaft janë mashtruar!

Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale, që punon për njerëzit.

Ajo që na takon ne dhe ajo që po bëjmë sot në opozitë dhe nesër në qeveri është të luftojmë, me çdo mënyrë për të siguruar që procesi i rindërtimit të shkojë deri në fund dhe që fondet e premtuara për qytetarët të shkojnë të gjitha për nevojat e tyre!

GENT STRAZIMIRI

Kudo ku kam qenë, gjatë këtij viti të vështirë, në fshtrat me shtëpi të dëmtuara në Thumanë, Manzë, Tiranë, kam kuptuar se i ashtuquajturi “bonus qeraje” është zgjidhje pa zgjidhje e qeverisë.

Është rasti tipik ku qeveria gënjen qytetarin e saj, pa e ndihmuar realisht atë!

Asnjë prej fshatarëve nuk ka ikur nga shtëpia, nëse ajo nuk është rrafshuar, sepse asnjë prej tyre nuk e ka luksin të lërë oborrin e shtëpisë së rrënuar. Aty ka gjithccka me të cilën mund të jetojë, ka bagëtinë dhe ekonominë e vogël bujqësore.

Ccdo kryefamiljar i prekur nga tërmeti po vuan vonesat e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri me rindërtimin. Prej një viti, po mbajnë në kurriz pazaret e pista të pushtetit për të zhvatur secili diccka nga fondet e rindërtimit.

Premtimet e Edi Ramës kanë qenë të mëdha, realizmet krejt të papërfillshme! Edhe aty ku ka bërë diccka, enë të shumtën e rasteve, e ka bërë sipas llogharive politikedhe jo sipas nevojës. Janë me qindra rastet e denoncuara, veccanërisht në fshatra, ku rindërtimi është përcaktuar sipas përkatësisë partiake dhe jo sipas nevojës reale.

Po rindërtohen shtëpi të pabanuara prej vitesh, pasi banorët janë në emigracion dhe po lihen në ccadra, në kushte ccnjerëzore familje të tëra pa asnjë ndihmë. Të moshuar të sëmurë me sëmundje të rënda dhe fëmijë që po lindin në ccadra ende sot 1 vit më pas. Kryefamiljarë që po vdesin në ccadra, nga marazi i pafuqisë që të jep padrejtësia.

1 vit pas tërmetit, paaftësia, mungesa e vullnetit, përdorimi I fatkeqësisë për të vjedhur dhe për zgjedhje e ka bërë akoma më të qartë për njerëzit se na duhet një qeveri që nuk i mashtron, një qeveri që punon për ta.

ORJOLA PAMPURI

Gjithë këtë vit të mundimshëm kemi takuar nëna me fëmijë që presin të dëshpëruar në çadra për ditën kur shtëpia e tyre do të rindërtohet. Më dhjetëra prej tyre, më kanë treguar me lot në sy për ditët e ftohta dhe pamundësinë për të ngrohur foshnjen e sapolindur, për ditët me shi, kur fëmijët nuk flinin nga frika e përmbytjes. Ky është dimri I dytë që do të kalojnë në të ftohtë, sepse kanë një qeveri të papergjegjshme që nuk mendon për këto nëna të vuajtura.

Është e dhimbshme të shikosh rrudhat në ballin e tyre, kur duan të të thonë se u I ka ikur çdo shpresë pr ndërtimin e shtëpisë.

Nënat janë të vuajtura, por ato janë të mençura. A

Aty në ato çadra apo në shtëpi të mjerueshme me qera jetojnë, nëna, të moshuar fëmijë, të cilëve fjalët …

ÇLIRIM GJATA

Edi Rama është një kryeministër që vetëm ka bërë shoë me fatkeqësinë. Ai mban përgjegjësi për vjedhjet dhe abuzimet në zonat e dëmtuara jo vetëm pas, por edhe para tërmetit. Ishin këto abuzime që sollën një pjesë të madhe të pasojave të tërmetit. Që nga indiferenca që tregoi për tërmetin e 21 shtatorit për banesat në Thumanë e Bubq e deri te vjedhja e fondeve në rikonstruksionin e shkollave që me 26 nëntor u shembën sikur të ishin prej kashte.

Ai nuk e mbajti premtimin për banesat individuale se do të ishin gati në dhjetor. Deklaroi se do të punohej me tre turne dhe se pandemia nuk do ta pengonte. Ndërkohë që kullat e Erion Veliajt në Tiranë ngriheshin gjatë pandemisë, banesat e shkatërruara të banorëve të Bubqit nuk u preken me dorë, as në një ditë pune, jo më me turne. Disa dhjetra familje në këtë njësi vazhdojnë të jetojnë nëpër çadra me pleq, gra e fëmijë, njsoj sç ndodh edhe në zona të tjera të prekura nga tërmeti.

Realiteti sot, 1 vit pas tërmetit është se kemi 76 milionë euro të tenderuar për shtëpi individuale, por fare pak të përfunduara.

Dhe kjo ka ardhur për shkak klientelizmit në tëndera dhe abuzimit me këto fonde. Në kto kushte askush nuk mund të thotë se ku kanë shkuar këto para dhe se kur do të implementohen në ndërtim-rindërtim banesash. Deri tani fjalë dhe propagandë, por jo banesa.

Nën drejtimin e Edi Ramës, procedurat u zvarritën qëllimisht. Plani ishte të kënaqte sa më shumë klientët dhe t’i mbajë njerëzit me gënjeshtra deri në zgjedhje.

Është kryeministri që përdor fatkeqësinë e njerëve për të zhvatur paratë nga buxheti dhe për të përfituar politikisht.

Ai nuk preket nga kjo fatkeqësi, nuk preket nga nga familje pa banesa. Nuk do t`ia dijë se e ka detyrim ligjor rindërtimin. Gjithshka që bën, e bën vetëm në interes të pasurimit financiar te tij dhe shpurës që e rrethon dhe në interes të pozitës së tij politike.

Ajo që na duhet është një qeveri që mban premtimet, një qeveri që punon për njerëzit.

DORIAN TELITI

Fatkeqësinë e keni vuajtur dhe po e vuani edhe sot ju njerëzit e thjeshtë, ju të cilët edhe në ditët më të vështira të jetës tuaj nuk e ndjetë pranë dorën mbështetëse të qeverisë.

Përkundrazi, u shpërfillët dhe braktisët, pasi për ata, hajdutët e fatkeqësisë, ju njerëzit e thjeshtë jeni thjesht “numra pa vlerë” në regjistrat prej letre bakalli. Të vetmit numra që përbëjnë prioritet për ta janë ato me shumë zero të llogarive bankare në parajsat fiskale, atje ku fshihen lekët e gllabëruara të djersës dhe taksave tuaja.

Fatkeqësia është përdorur për të vjedhur kudo dhe hapur. I njëjti model vjedhjeje i 7 viteve të fundit, por tashmë nga një burim i ri, ai i gjoja – rindërtimit.

11 mijë e 500 familje sot nuk kanë shtëpi, sepse Edi Rama dhe Erion Veliaj zvarritën qëllimisht procedurat me muaj të tërë.

11 mijë e 500 familje sot nuk kanë shtëpi sepse Edi Rama dhe Erion Veliaj me ndërgjegje të plotë vendosën qëllimisht braktisjen e tyre, pasi u duhej koha e nevojshme për të realizuar në mënyrë tinzare devijimin e paligjshëm të fondeve të rindërtimit, duke i kaluar ato për zyra të qeverisë dhe të bashkisë.

Janë me mijëra metra katrorë që u merren qytetarëvë në nevojë për luksin e qeverisë së dështuar, për luksin e zyrave të lloqeve shumë e punëve hic.

Jane me dhjetëra e qindra pazaret që po bëhen me tokat që lirohen nga godinat ekzsituese, jo për të ndërtuar shtëpi, por kulla shumëkatëshe me shokët e për shokët.

Nuk u mjaftonin qindra milionë eurot e tenderave të kryera pa garë dhe në vlerë të plotë të fondit limit. Nuk u mjaftonin 2 miliardë eurot e kontratave koncesionare PPP.

Tashmë një mundësi e re vjedhjeje për ta është gjendur, ajo e pasurimit me fatkeqësinë tuaj nga një pakicë e vogël që tallen dhe bëjnë sehir me dhimbjen që ju ka pushtuar.

Nuk u bëhet vonë se ju flini rrugëve të pastrehë.

Nuk duan t’ia dinë se ju keni fëmijë apo edhe të moshuar që gjumi ndoshta nuk i zë brenda çadrave në qiell të hapur.
Sot, 11 mijë e 500 familje ndihen të humbur dhe të frikësuar, njëspj si një vot më parë, nga dimri i dytë që po troket.

As në kohë të mirë, as në kohë fatkeqësie, Edi Rama nuk ka prioritet njerëzit.
E vetmja gjë që u intereson është si të pasurohen, Kap Ça Të Kapësh cdo qindarkë, babëzia u ka errur sytë dhe nuk njeh më kufij.

Prandaj, koha e Edi Ramës ka mbaruar! Vendit I duhet një qeveri që punon për njerëzit!

JORIDA TABAKU

Termeti i 26 nëntorit 2019 ishte një goditje fatale për shqiptarët edhe mbi të gjitha banorët e Durrësit-Krujës-Laçit dhe Tiranës.

Tërmeti i një viti më parë zbuloi një herë e përgjithmonë fytyrën e vërtetë qeverisë, atë të një qeverie të paaftë, të pandjeshme dhe të korruptuar.

Sot, një vit pas tragjedisë, procesi i rindërtimit është një dështim që rëndon edhe më shumë në zemrat dhe xhepat e shqiptarëve. Janë parashikuar mbi 590 mln euro për procesin e rindërtimit.

Fatkeqësisht nuk kemi një rindërtim, kemi një vjedhje të fondeve, një shkelje të vazhdueshme të ligjeve në fuqi. Prandaj Hajdutet e Fatkeqesise kane rishpikur proceset dhe mënyrat e tenderimit për këto objekte rindërtimi.

Pas kësaj skeme qëndron sëmundja e vjetër e kësaj qeverie, pasurimi i saj edhe nga një tragjedi e rëndë që i ra vendit dhe shqiptarëve një vit më parë. Qeveria e Edi Ramës ka sajuar lloj lloj procedurash, që kanë imituar PPP-të, duke u hequr kriterin e cilësisë për të fituar një tender, ne menyre që 590 mln euro taksa të mos shkojnë për qytetarët, por t’u shkojnë klientëve të saj përpara fushatës.

Për të promovuar vetëm klientët dhe oligarkët, qeveria i ka lënë vetëm 10% të pikëve cilësisë së ndërtimit të godinave. Me sa duket, Edi Rama i ka larë duart nga garancia e ndërtimit të objekteve. Duke përsëritur të njëjtën skemë të dështuar të shkollave që ndonëse të rikonstruktuara u shembën nga tërmeti.

Edi Rama vazhdon të luajë me jetët dhe fatin e të ardhmes së fëmijëve tuaj, askush nuk duhet të gënjehet nga hajdutët e fatkeqësisë.

Të nderuar qytetarë, Edi Rama nuk ka asnjë ndjeshmëri për ju dhe as për hallet e shqetesimet juaja. Ai mendon vetëm për karrigen e tij, xhepin e tij dhe mbi të gjitha pushtetin. Hajdutet e Fatkeqesise perdorin ccdo gje dhe nuk kane limite!

Ky kryeministër do të mbahet mend si kryeministri që gënjeu gati ccdo muaj banorët e dëmtuar nga tërmeti për kohën se kur do të hynin në shtëpi. Sot, ka tendera të ccfarëdollojshëm, por jo shtëpi për njërëzit, jo shkolla për fëmijët.

Koha e Edi Ramës, mashtrimeve dhe korrupsionit të tij, ka mbaruar! Është koha për një qeveri të re, që ka njerëzit në fokusin e punës së saj.

AKIL KRAJA

Dëshpërimi! Dëshpërimi është ajo që po i përndjek familjet shqiptare të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ato kanë humbur shpresën për një rikthim në normalitet teksa vuajtjet, varfërimi dhe vështirësitë e të përditshmes, i kanë gunjëzuar përballë pritjes, të pushtetit që nuk bën zë.

Familja Shahini, me një kryefamiljar invalid, një nënë 86 vjeçare dhe gruan dhe motrën e sëmurë kanë pritur me muaj të tërë që shteti t’i kthejë sytë nga ata. Familja Luku po kështu, 16 anëtarët e saj, të mitur e të moshuar, kanë pritur me muaj të tërë, që shteti t’i largojë nga çadra e një makthi që vazhdon, çdo ditë, prej 26 nëntorit.

Janë me qindra familjet shqiptare, që vazhdojnë, çdo ditë, prej 26 nëntorit të vitit kaluar, të përjetojnë, çdo mëngjës, në çdo breshër, në çdo shi apo stuhi ere, lëkundjet e një tërmeti që nuk ka fund. Dëshpërim, pasiguri, një luftë për mbijetesë në të përditshem, prej një viti, nga gënjeshtrat e njëpasnjëshme të Ramës, të Veliajt dhe të këtij soj pushtetari që abuzojnë me më të pamundurit mes nesh. Dëshpërim, nuk ka fjalë tjetër për këtë situatë.

GRIDA DUMA

Çfarë ka më keq se tragjedia e e humbjes së jetëve njerëzore, e humbjes së shtëpisë, pronës?!
Shtëpia, prona është materializimi i gjithë përpjekjes jetës i murëzuar.
Jo vetëm kaq është nevoja për të siguruar trashëgiminë e fëmijëve.
Çfarë ka më keq?!
Nuk janë retorikë, e cila mbaron, “jo nuk mund të ketë më keq”. Paska më keq, shqiptarët provuan që paska më keq se të prekësh fundin me humbje.
Më keq është të ç’qeverisë Edi Rama.

Veç pamjeve të rrënojave dhe të tragjedisë, në ditën në vijm pas 26 Nëntorit të kaluar, kemi dëshmuar gjendje e situata njerëzore nga më të rëndat.

Dëshmuam se si shteti i vrau banorët e Thumanës kur mund t’i kishte shpëtuar nga Shtatori i të njëjtit vit kur tërmeti i parë i dha goditjen e kur mund të parandalohej tragjedia.
Kemi dëshmuar se si familjarët ngjiteshin në objektet gati për tu rrëzuar që të shpëtonin ndonjë orendi nga investimi i jetës.
Një realitet fatal, të vësh jetën në rrezik për të shpëtuar diçka nga prona, sepse prona përfaqëson atë çka ka prodhuar jeta. Por jo vetëm kaq, por sepse shqiptarët jetojnë nën një qeverisje ku po nuk pate asgjë je një asgjë. Sepse e dinë që si të pamundur janë të mundur, nga qeveria e vet.
Këtë e kanë provuar me Edi Ramën.

Provuan dhe panë se si në ditët më të zeza i shfrytëzoi si kavie që i reklamonte fatkeqësinë, ekran më ekran, duke mbuluar paftësinë dhe pangopësinë.
Provuan dhe panë që për Edi Ramën janë shifra jo njerëz.
Të goditurit janë edhe më shumë të kërrusur se mbajnë mbi shpatulla veç humbjeve, mbipeshën më të madhe nga tallja, sorrollatja dhe padijenija.për të nesërmen. .
Asnjë datë, asnjë radhë asnjë informacion nuk kanë se kur, kur do të mund të strehohen.

Për Edi Ramën nuk ka rëndësi të afishohet radha e pritjes së shtëpiave që duhet të strehojnë, e rëndësishme është të afishohet radha e atyre 5 apo 6 njerëzve që fitojnë tenderin e rindërtimit.
Për Edi Ramën nuk është e nevojshmë të qartësohet sa kohë do jetojnë të degdisur në çadra, në streha provizore, është e rëndësishme ti numërojë e ti shtrëngojë deri në kërcënim deri në zgjedhje.

Për Edi Ramën koha nuk janë orët ditët javët muajt vite të njerëzve pa shtëpi, pa katandi, ato janë ditët javët muajt e tenderimeve me taksat e shqiptarëve për xhepat e pazareve.

Kjo është koha e tij, koha e bastisjes, vjedhjes, jo thjeshtë paratë por edhe besimin e shkelur me premtimet mashtrime të tij.

Çdo akrep shtesë në orën e Ramës është një akrep helmues për orën e ndaluar dhe jetën e penguar të shqiptarëve.
Kjo është koha e ikur me Edi Ramën, koha që nuk duhet të numërohet më me të.

Në minutat bë vijim z. Teliti do tjua sjellë faktet, si është shfrytëzuar fatkeqësia e tërmetit për pazare me fondet e rindërtimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular