BallinaAktualitetNga tërmeti humbi 7 të afërm/Me lot në sy flet i afërmi...

Nga tërmeti humbi 7 të afërm/Me lot në sy flet i afërmi i Albert Carës: Kur takoi shokët e djalit në varreza, u bë shumë keq

Thumana ishte vendi që pati bilancin më të lartë të viktimave si pasojë e tërmetit të fortë të 26 nëntorit të 2019-s. Bilanc të trishtë kishte familja Cara, ku 7 anëtarë  u shuan nën rrënojat e pallatit të shembur në Thumanë.

“Shqipëria Live” ka vendosur t’i kushtojë të gjithë emisionin historive njerëzore në nder të viktimave. Në një lidhje ytë drejtpërdrejtë nga Thumana ishte Sulë Cara, i afërmi i Albert Carës, i cili arriti të mbijetonte.

Humbi 7 të afërm nga tërmeti/ Me lot në sy flet i

Por një vit më parë, brenda një nate, ai humbi tre fëmijët, gruan, të fejuarën e djalit, nusen e xhaxhait dhe mbesën. Sulë Cara tregon se si Alberti po e përballon dhimbjen dhe se kishin frikë për shëndetin e tij sot, por e përballoi çdo gjë me forcë.

“Shpreh solidaritet dhe ngushëllimet e sinqerta për të gjithë familjet e prekura nga kjo tragjedi e 2019. Albert Cara ka qenë në gjendje kome kur ka ndodhur ngjarja dhe kishim frikë. E përballoi i fortë, dha një leksion.

Ka qenë një situatë mjaft problematike, ka qenë takimi i parë që pas asaj ngjarje të tmerrshme. Para dy ditësh ishte një moment kur shokët e djalit të vogël kishin qenë me lule te varrezat. Kur ka shkuar atje dhe ka gjetur fëmijët aty, kaloi një situatë të vështirë, por fatmirësisht u bë shumë shpejt rehabilitimi i tij.

Humbi 7 të afërm nga tërmeti/ Me lot në sy flet i

Nuk mund të shprehet me fjalë ajo dhimbje për humbjen e të afërmve. Ky njeri kaq i hekurt dhe karakter kaq të fortë, përballoi këtë situatë. I kemi qëndruar të gjithë pranë. Sot kemi patur telefonata të shumta nga Shqipëria dhe Kosova. Ata dëshironin që të ishin pjesë e këtyre homazheve, por si pasojë e Covid nuk pranuam.

Jemi mësuar me vështirësitë, jeta na ka përballur me vështirësi të pamat. Kjo fatkeqësi erdhi nga Zoti dhe Ai na dha forcë që të përballojmë këtë dhimbje.

Dorëshkrimet që janë në pllakat e varreve janë shkruar nga dora e Albertit. I kërkoj ndjesë nëse ai e sheh emisionin dhe më sheh duke qarë. Është hera e parë që përlotem para tij. Ishim të gjithë në ankth, ai qëndroi në këmbë dhe arriti që të përshëndeste të gjithë të pranishmit sot”, tha Cara.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular