BallinaAktualitetGent Strazimiri i përgjigjet Olta Xhaçkës: "Shqipëria që duam" është fushatë elektorale,...

Gent Strazimiri i përgjigjet Olta Xhaçkës: “Shqipëria që duam” është fushatë elektorale, jo “detyrë funksionale”

Gent Strazimiri i përgjigjet ministrisë së Mbrojtjes: Ja prova tjetër se helikopteri i ushtrisë u përdor për fushatë nga Olta Xhaçka

Më në fund, Olta Xhaçka u detyrua të pranojë publikisht se e ka përdorur si taksi helikopterin e FA, për të shkuar në Dibër të premten e kaluar.
Por si gjithmonë kur kapen në flagrancë, thonë “nuk është ashtu siç duket”…
“Inspektimi i ujërave të zeza”, nuk ka qenë KURRË “detyrë funksionale e Ministrit të Mbrojtjes”,
*as në Shqipëri,
*as në vendet NATO,
*madje as në Afrikë!
Helikopterin-taksi të Forcës Ajrore, ndryshe nga ç’thotë zëvendës-xhaçku, e siç e shkruan vetë xhaçka, po e përdorin për
* “Shqipëria që duam”
dhe
* “Mati që duam”,
dhe as njëra e as tjetra nuk hyjnë në “detyrat funksionale të Ministrit të Mbrojtjes”, por janë slogane elektorale të “Rilindjes”!
Me 10 mijë eurot e vetëm një rruge të helikopterit-taksi Tiranë-Burrel, mund të ishin blerë disa mijëra teste anti-covid, ose disa qindra respiratorë…
Por jo!
Këta thjesht nuk duan t’ia dinë nëse jetoni a vdisni… njësoj si në 1980…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular