BallinaAktualitet‘Mashtroi për tërmetin’/ Reagon anëtari i PS: Nga frika se flisja, më...

‘Mashtroi për tërmetin’/ Reagon anëtari i PS: Nga frika se flisja, më nxorën me probleme mendore

Arian Meli u arrestua pak kohë më parë, pasi nëpërmjet rrjetit Facebook, hapi një faqe me emrin “Rilindja” për të grumbulluar para për të dëmtuarit nga tërmeti.

Në reagimin e tij, Arian Meli nga Lezha ka mohuar se ka probleme mendore dhe këtë ai mund ta faktojë, pasi sipas tij, ishte një sulm i orkestruar nga mediat e majta.

‘Unë jam anëtar aktiv i PS në njesinë administrative Dajç,  bashkia Lezhë dhe në zgjedhjet e vitit 2017 kam qenë kordinator dixhital i PS ku kam hartuar listat zgjedhore për 7 fshatra! Sulmi mediatik nga media e majta ka qene politik.

Nga frika se mos mund të flisja se jam anetar i PS me urdher nga lart policia dhe mediat e majta nxoren lajmin se une vuaj nga probleme të shëndetit mendor,’ ka thënë Arian Meli.

Reagimi i plotë:

Me datën 21 nëntor 2019, është publikuar një postim për mua në lidhje me incidentin e ndihmave të termetit në nëntorin 2019.Në postim ju keni thënë se unë Arian Meli nga Lezha kam probleme të shëndetit mendor. Kjo është totalisht e pavërtetë, nuk kam asnjë problem mendor dhe këtë ua faktoj me ekspertizen mjeko-Ligjore të institutit të mjekësisë ligjore, Tiranë! Ky lajm më ka shkaktuar tronditje shpirterore personale dhe familjare, pas lajmit kam vajt në urgjencë nga zemra.

Nuk e di kush ka qenë burimi juaj i informacionit në Lezhë por kushdo ka qenë iu ka gënjyer sepse unë nuk kam asnjë problem të shëndetit mendor. E dyta ju keni thënë në portal se unë kam tentuar të vjedh ndihmat, totalisht e pavertete, une nga pikellimi per termetin e kam bere publike per te ndihmuar qytetaret e Lezhës. Nuk kam pervetesuar asnje cent, ska qene fare qellimi im ky. Kur behet nje lajm duhet të citohen të dyja palet, jo vetem policia.

Unë jam anëtar aktiv i PS në njesinë administrative Dajç,  bashkia Lezhë dhe në zgjedhjet e vitit 2017 kam qenë kordinator dixhital i PS ku kam hartuar listat zgjedhore për 7 fshatra! Sulmi mediatik nga media e majta ka qene politik.

Nga frika se mos mund të flisja se jam anetar i PS me urdher nga lart policia dhe mediat e majta nxoren lajmin se une vuaj nga probleme të shëndetit mendor. E pavërtetë!

Arian Meli, Lezhë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular