Arian Meli u arrestua pak kohë më parë, pasi nëpërmjet rrjetit Facebook, hapi një faqe me emrin “Rilindja” për të grumbulluar para për të dëmtuarit nga tërmeti.
Në reagimin e tij, Arian Meli nga Lezha ka mohuar se ka probleme mendore dhe këtë ai mund ta faktojë, pasi sipas tij, ishte një sulm i orkestruar nga mediat e majta.
‘Unë jam anëtar aktiv i PS në njesinë administrative Dajç, bashkia Lezhë dhe në zgjedhjet e vitit 2017 kam qenë kordinator dixhital i PS ku kam hartuar listat zgjedhore për 7 fshatra! Sulmi mediatik nga media e majta ka qene politik.
Nga frika se mos mund të flisja se jam anetar i PS me urdher nga lart policia dhe mediat e majta nxoren lajmin se une vuaj nga probleme të shëndetit mendor,’ ka thënë Arian Meli.
Reagimi i plotë:
Me datën 21 nëntor 2019, është publikuar një postim për mua në lidhje me incidentin e ndihmave të termetit në nëntorin 2019.Në postim ju keni thënë se unë Arian Meli nga Lezha kam probleme të shëndetit mendor. Kjo është totalisht e pavërtetë, nuk kam asnjë problem mendor dhe këtë ua faktoj me ekspertizen mjeko-Ligjore të institutit të mjekësisë ligjore, Tiranë! Ky lajm më ka shkaktuar tronditje shpirterore personale dhe familjare, pas lajmit kam vajt në urgjencë nga zemra.
Nuk e di kush ka qenë burimi juaj i informacionit në Lezhë por kushdo ka qenë iu ka gënjyer sepse unë nuk kam asnjë problem të shëndetit mendor. E dyta ju keni thënë në portal se unë kam tentuar të vjedh ndihmat, totalisht e pavertete, une nga pikellimi per termetin e kam bere publike per te ndihmuar qytetaret e Lezhës. Nuk kam pervetesuar asnje cent, ska qene fare qellimi im ky. Kur behet nje lajm duhet të citohen të dyja palet, jo vetem policia.
Unë jam anëtar aktiv i PS në njesinë administrative Dajç, bashkia Lezhë dhe në zgjedhjet e vitit 2017 kam qenë kordinator dixhital i PS ku kam hartuar listat zgjedhore për 7 fshatra! Sulmi mediatik nga media e majta ka qene politik.
Nga frika se mos mund të flisja se jam anetar i PS me urdher nga lart policia dhe mediat e majta nxoren lajmin se une vuaj nga probleme të shëndetit mendor. E pavërtetë!
Arian Meli, Lezhë!