BallinaKronikeNë mes të ditës/Burri qëllon për vdekje ish-të dashurën në sy të...

Në mes të ditës/Burri qëllon për vdekje ish-të dashurën në sy të dy fëmijëve (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kolumbi.Mediat lokale atje shkruajnë se 46-vjeçarja Maria Cristina Cale, është qëlluar me armë zjarri në mes të ditës me diell, për më tepër në sytë e dy fëmijëve të saj të mitur.

Plumbat e marrë në kokë e gjoks rezultuan fatale për 46-vjeçaren, e cila ndërroi jetë në vend. Kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin, një burrë të veshur me të kuqe, i cili dyshohet se ka qenë ish i dashuri i viktimës.

Ndërkaq, drejtuesi i qytetit, Jorje Ivan Ospina ka dënuar ashpër këtë vrasje makare dhe “irritimin” e tij e ka shprehur me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Gjithçka tregon se vrasësi ishte ish-partneri i saj”, ka shtuar kryetari i qytetit kolumbian. Ndërkohë policia ka njoftuar se e kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular