BallinaAktualitetVdekjet nga Covid-19, mjeku: Qeveria fshehu numrat qëllimisht, duhet të dënohet

Vdekjet nga Covid-19, mjeku: Qeveria fshehu numrat qëllimisht, duhet të dënohet

Ish-ministri teknik i Shëndetësisë në 2017, mjeku Arben Beqiri shprehet se sa me shpejt që të hetojë prokuroria aq më shpejt do të bëhet e qartë se është qeveria dhe direktivat e saj autori i manipulimeve me statistikat, numrat dhe vdekjet nga koronavirusi në Shqipëri. Mjeku thotë se kur me dhjetra e qindra raste dalin nga morgu të pareferuar si covid e vetmja që duhet të hetohet është qeveria. Ish-ministri teknik nuk ka asnjë dyshim se fshehja e së vërtetës nga qeveria është e qëllimshme dhe duhet të dënohet.

“Sa me shpejt qe te hetoje prokuroria aq me shpejt do te behet e qarte se eshte qeveria dhe direktivat e saj autori i manipulimeve me statistikat, numrat, vdekjet! Sa me shume kohe kalon, aq me shume qeveria do perpiqet te ndertoje skenare per te fajesuar mjeket. E verteta eshte nje, te tjerat jane opinione: Kryeministri dhe Ministrja e Shendetesise jane te vetmit te interesuar qe situata te fshihet madje te paaqitet me e mire se ne Gjermani!

Nga ana tjeter nje mjek hetohet edhe per nje pacient te vetem, nje kartele te vetme, nje skede vdekjeje te vetme! Keshtu ka qene e keshtu do te jete. Por kur me dhjetra e qindra raste dalin nga morgu te pareferuar si covid e vetmja qe duhet te hetohet eshte qeveria!!!!

Mjeket mund te gabojne. Madje jam i sigurt qe me menyren se si jane organizuar sherbimet ne spitalet Covid, ku mungojne infermiere dhe mjeke ( nje vit me pare dhashe alarmin per largimin masiv te mjekeve dhe personelit te mesem drejt perendimit ne emisionin Opinion), kur shpesh sherbejne specializante te vitit te pare apo te dyte ndaj pacienteve më kompleks, gabimet jane prezente por ato jane individuale, te paqellimshme. Fshehja e te vertetes nga qeveria eshte e qellimshme. Ajo duhet te denohet!

Mjafton nje fakt qe nuk referohet asnjehere nga qeveria kur raportohet numri i te sheruarve , numri i paciente te ekstubuar!!!! Kjo e ve mjekesine tone ne nivele te mjerueshme, por edhe heronjte tane nuk i nderon! Si mund te justifikohet kjo!!! Por kur ne mungese te protokolleve qe ne fillimet e kesaj pandemie perdoren si lume antibiotike dhe kur vjen momenti i intubimit asgje nuk funksionon… rezultatet shihen!!! Prape pergjegjesi e qeverise dhe komitetit qe kane ecur ne amulli te plote……” shkruan ai. Ishte Lulzim Basha dy javë më parë që denoncoi se numri real i viktimave nga koronavirusi është fshehur nga qeveria, por kryeministri Edi Rama dhe mjekët e mohuan. Presidenti Ilir Meta i kërkoi prokurorisë që të hetojë sa më shpejt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular