BallinaAktualitetMeta cakton datën! Shorti për anëtarët e KED në presidencë do te...

Meta cakton datën! Shorti për anëtarët e KED në presidencë do te hidhet më….

Shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do të hidhet në 4 Dhjetor në presidencë. Njoftimi është bërë nga presidenti Ilir Meta me anë të një deklarate për shtyp.

Në njoftim thuhet se Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë dërguar pranë institucionit të presidentit emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ndërkohë në për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, thekson presidenca, do të përfshihen vetë ata gjyqtarë dhe prokurorë që plotësojnë kushtet ligjore. Prezent në këtë ceremoni do të jetë edhe Avokati i Popullit i cili do të mbikëqyrë nga afër të gjithë procesin./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular