BallinaKronikeEmri/ Zbulohet kush është autori i dyshuar i vrasjes në Shkodër, nga...

Emri/ Zbulohet kush është autori i dyshuar i vrasjes në Shkodër, nga i njëjti fshat me viktimën

Autori i dyshuar i vrasjes së 46 vjeçarit në Shkodër është shtetasi Duel Mehmedaj.

Në makinë me të gjatë atentatit ka qenë edhe vëllai i tij, Hydajet Mehmedaj, por burimet thonë se ai nuk ka bërë asnjë veprim.

Ata janë nga i njëjti fshat, ai i Darragjat. Mehmedajt konsiderohen fis i “fortë” në zonën e Shkodrës.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.

Ridvan Hyseni (Ramazani) u vra pasi ndërhyri për të sqaruar një konflikt ku ishte përfshirë djali i tij. Ngjarja që u dyshua për larje hesapesh mes të fortësh, sipas policisë së Shkodrës ka ndodhur pas një konflikti banal.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Autorët e dyshuar gjatë paradites ishin konfliktuar me djalin e shtetasit R. H. dhe më pas dyshohet se ky shtetas ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri.”, njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular