BallinaUncategorizedFOTO/“Krenare që jam shqiptare”- Dua Lipa feston Ditën e Pavarësisë me flamurin...

FOTO/“Krenare që jam shqiptare”- Dua Lipa feston Ditën e Pavarësisë me flamurin shqiptar në krahë

Dua Lipa e ka treguar gjithmonë origjinën e saj dhe me sukseset e njëpasnjëshme në karrierën muzikore, i ka bërë krenar të gjithë shqiptarët.

Mëngjesin e sotëm , këngëtarja publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të shkëputur nga performanca e saj në “Sunny Hill”, ku shfaqet me flamurin kuq e zi në krahë.

Ajo zgjodhi pikërisht këtë foto për të uruar të gjithë shqiptarët në Ditën e Pavarësisë.

28 nëntori!!! Dita e Flamurit!!! Krenare që jam shqiptare! Urime Dita e Pavarësisë!”, shkroi këngëtarja krahas fotove.

Mbrëmjen e djeshme, Dua mbajti edhe koncertin virtual, të titulluar “Studio 2054”, në të cilin ishin të ftuar edhe shumë emra të njohur.

Ajo i mahniti të gjithë me performancën e mrekullueshme, por edhe look-u seksi që kishte zgjedhur nuk mbetet pas.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular