Vetëm pak ditë pas vdekjes, kërkohët që trupi I Armando Maradonës të zhvarroset. Kërkesa është bërë nga një 19-vjeçar që pretendon se është djali i legjendës së futbollit.
I riu i quajtur Santiago Lara, që pohon se është djali i Maradonas, ka kërkuar nga avokati i tij, Jose Nuney që të bëjë një kërkesë në gjykatë që trupi i legjendës që zhvarroset dhe të dërgohet në morg dhe t’i bëhen analizat legjendës së Barcelonës dhe Napolit për autopsinë dhe ADN-në e të dyve.
Kërkesa e Laras u bë nga qyteti i La Platas, që ka një distancë pre një ore me makinë nga Bunos Aires.
Prej gjashtë vitesh Santiago kishte thënë se është djali i Maradonas, mirëpo as ky i fundit nuk e kishte pranuar një gjë të tillë.
Nëna e adoleshentit, kameriere Natalia Garat, vdiq në moshën 23-vjeçare nga kanceri i mushkërive në 2006. Mediat shkruajnë se para vdekjes ajo kishte një marrëdhënie me futbollistin, i cili zyrtarisht ka pesë fëmijë. Ish- i dashuri i Natalia, Marcelo Lara, e rriti Santiagon si djalin e tij.
Fituesi i Kupës së Botës, Armando Maradona ndërroi jetë këtë të mërkure në moshën 60-vjeçare, duke pikëlluar mbarë botën e futbollit dhe jo vetëm.