BallinaAktualitetRama: Safet Gjici dhe keshilltarët socialistë janë të lajthitur

Rama: Safet Gjici dhe keshilltarët socialistë janë të lajthitur

Fushata që Edi Rama ka nisur kundër kreut të Opozitës Lulzim Basha dhe UÇK-së në Tiranë, për llogari të miqve të tij në Beograd, i është kthyer në bumerang.

Rilindësit e Kukësit me në krye Safet Gjicin, në tentativë për ti bërë qejfin ‘shefit’ në fushatën që ai ka ndërmarrë, votuan për heqjen e titullit të Surroit, pasi sipas tyre ai kishte sharë UÇK-në.

Pasi në mënyrë skandaloze dubloi Gjykatën Speciale me një hetim parlamentar për UÇK, Rama sot bën si i zemëruar pas vendimit të Këshillit të Qarkut të Kukësit ndaj Veton Surroit

‘Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit ‘Qytetar Nderi’ Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.

Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!’, shkruan Rama në Twitter.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular