BallinaKronikeVIDEO/Pamjet e përplasjes me pistoleta e 'Vis Korçarit' me 3 personat e...

VIDEO/Pamjet e përplasjes me pistoleta e ‘Vis Korçarit’ me 3 personat e tjerë në Elbasan

Këto janë pamjet ekskluzive të siguruara nga “Report Tv” që tregojnë përplasjen me armë të ndodhur në mes të qytetit të Elbasanit, mes Elvis Koçit, (Çaushllarit) dhe tre personave të tjerë, Migert Qosja në kërkim dhe dy të arrestuarve Feliks Filaj dhe Eris Çekanit. Pamjet filmike të siguruara ekskluzivisht nga “Report Tv” tregojnë dy automjete të pozicionuara njëra pas tjetrës, ku e para është makina tip “Ford”, ku ndodhen Migert Qosja, Feliks Filaj dhe Eris Çekani, ndërsa tek e dyta mjeti tip “Mazda” ndodhet Elvis Çaushllari.

 

Ky person njihet nga policia e Elbasanit, si anëtar i një grupi kriminal të njohur në qytetin e Elbasanit dhe në muajin shkurt 2020 është përfshirë në një skenë të ngjashme në rrugën qëndrore të qytetit. Me sa duket mes grupit të tre personave dhe Elvis Çaushllarit, ka pasur një debat e sipër, ku mësohet se kanë shkëmbyr paralelisht sharje dhe ofendime, karshi njëri-tjetrit dhe mandej janë përfshirë në përplasje fizike. Shiq shihet edhe në pamjet filmike, nga automjti tip “Ford” dalin tre persona dhe drejtohen tek mjeti tip “Mazda”, ku qëndronte Elvis Çaushllari.

Elvis Çaushllari dhe Migert Qosja

Dy persona, mes tyre Migert Qosja i shkojnë Çaushllarit, duke e tërhequr dhe goditur, ndërsa në këto momente Çaushllari qëllon njëri prej tyre me armë, pasi siç shihet, të dy personat bëjnë lëvizje të menjëhershme duke u larguar befasisht. Fakti që Çaushllari, ka qëlluar në këtë moment nga brenda makinës, provohet pasi policia ka sekuestruar një gëzhojë pistolete brenda makinës së tij. Ndërkohë pas goditjes së parë, Çaushllari hap derën e makinës dhe me pistoletën që mban në dorë i drejton armën, Migert Qosjas dhe shokut të këtij të fundit Feliks Filaj.

Nga pamjet filmike dhe mënyrën e pozicionimit të Migert Qosjas, duket se edhe ky i fundit mban një armë pistoletë në dorë, ku si Qosja dhe Çaushllari janë të pozicionuar përballë njëri-tjetrit me armë në duar, ku herë pas here qëllojnë. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit Çaushllari ka mbetur i plagosur me një plumb në shpatull, ndërsa të tre personat Feliks Filaj, Migert Qosja dhe Eris Çekani, e sulmojnë fizikisht Çaushllarin duke e qëlluar me grushta.

 Momenti i përplasjes

Në pamjet filmike ai largohet me vrap duke u ndjekur nga tre të rinjtë, ndërkohë pas disa sekonda tre të rinjtë kthehen sërisht në makinë. Në kthim e sipër Migert Qosja i tronditur nga ajo që kishte ndodhur, ngatëron makinë, pasi në vend që të hipi në mjetin e tij tip “Ford”, ngatërohet dhe gati sa nuk hipën në makinën tip “Mazda”, që drejtohej nga Elvis Çaushllari. Migert Qosja, mandej shkon në makinë dhe së bashku me personat e tjerë largohet. Ndërsa 4 sekonda më pas shfaqet me motor një efektiv i policisë rrugore, që mer nën kontroll situatën. Elvis Çaushllari, largohet me shpejtësi në drejtim të spitalit Ushtarak në Tiranë, me argumentin se duhet të merte mjekim të specializuar.

Pikërisht në këtë spital është arrestuar nga policia, ndërsa dy persona të tjerë Feliks Filaj dhe Eris Çekanit janë ndaluar nga policia me vullnetin e tyre. Ende vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe arrestimit e Migert Qosja. Kjo nuk është hera e parë që Elvis Çaushllari përfshihet në situata të tilla, pasi në muajin shkurt 2020, ai ndoqi nga pas me një mjet luksoz tip “Audi” shtetasin me inicialet D.H, duke e ndaluar këtë të fundit dhe goditur me grushta e shkelma. Shqiptarja.com

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular