BallinaAktualitetSandër Lleshaj lajmëron financimi i rrugës që lidh Perlatin me Lurën. E...

Sandër Lleshaj lajmëron financimi i rrugës që lidh Perlatin me Lurën. E vërtet apo fushatë?

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj theksoi sot se Kuvendi i Shqipërisë i dha udhë të pakthyeshme financimit të rrugës që lidh Perlatin me Lurën. Ndërtimi i këtij aksi të rëndësishëm zgjidh një problem të madh që e ka munduar Mirditën dhe Lurën në të gjithë historinë e vendit. Pa dashur per te bere politike ky eshte nje lajm i mire por gjithsesei fakti qe lajmi vjen disa muaj para zgjedhjesh te shtron pyetjen: E vertet apo fushate?
Ndertimi i ketij aksi rrugor eshte nje ndihme per banoret e disa zonave ne Mirdite si dhe per Luren dhe turizmin ne kete zone. Por fakti qe eshte premtuar disa here mbetet te shihet me konkretisht si do te shkojn e punimet e saj dhe sa eshte financimi i qeverise per kete rruge
Duke falënderuar Kryeministrin Edi Rama për lidershipin e treguar për të zgjidhur këtë problem jetik për mijëra banorë, Lleshaj tha se “ky ësht një lajm i mirë dhe i shumëpritur për banorët e Mirditës dhe të Lurës”.
“Në vizitën e tij në Lurë, që ishte e para e një Kryeministri në këtë vend, Edi Rama premtoi se do të përpiqej për të financuar rrugën e Lurës. Gjatë gjithë periudhës që pasoi këtë vizitë të Edi Ramës në Lurë është punuar me intensitet të lartë. Dhe sot Kuvendi i Shqipërisë i dha udhë të pakthyeshme financimit të rrugës që lidh Perlatin me Lurën. Ndërtimi i këtij aksi të rëndësishëm zgjidh një problem të madh që e ka munduar Mirditën dhe Lurën në të gjithë historinë e vendit”, – nënvizoi Lleshaj.
Ministri Lleshaj u shpreh se “ndërtimi i kësaj rruge mbyll izolimin dhe harresën e gjatë, që i është bërë këtyre trevave shumë të rëndësishme jo vetëm për historinë e vendit, por mbi të gjitha për të ardhmen e ekonomisë dhe turistike të turizmit në Shqipëri.
“Ndërtimi i kësaj rruge bën realisht pjesë të hartës së vendit Perlatin, Bardhajn, Lufajn, Sheben, Kthellën e Epër, Zajsin, Kurbneshin, Mërkurthin, Kumbullën, Krejën, Lurën dhe fshatrat e tjerë të saj”.
“Pas dekadash të tëra shpërfilljeje dhe harrese, pas morisë së fjalëve dhe premtimeve të rreme, sot vjen një vendim i thjesht dhe i madh.
Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për Mirditën dhe për Lurën”, – tha Lleshaj.
Ministri Lleshaj falënderoi edhe ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj për përgatitjen e gjithë procesit dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen me votë
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular