BallinaAktualitetE bëri për Bashkim Koplikun, por Edi Rama nuk ngushëlloi vdekjen e...

E bëri për Bashkim Koplikun, por Edi Rama nuk ngushëlloi vdekjen e Marko Bellos!

Vdekja e ish-deputetit të PS-së, Marko Bello pas infektimit nga Covid dha dy tablo: atë të ngushëllimit të të gjithë socialistëve, madje dhe të kundërshtarëve politikë siç ishte kryedemokrati Lulzim Basha. Dhe nga ana tjetër mungesa e një mesazhi ngushëllimi në facebook nga Kryeministri Edi Rama.

Kjo ishte edhe habia më e madhe e socialistëve dhe e opinionit publik, pasi ishin mësuar që Rama të ishte prezent në të tilla ngjarje. Ai nuk  harronte të vlerësonte as “kundërshtarët” politikë  dhe  jo më njeriun që ka qenë pjesë e familjes socialiste, siç ishte Marko Bello.

Të shumtë ishin socialistët që postuan mesazhe ngushëllime, madje kishte prej atyre që nuk e kishin njohur Markon Bellon, pasi nuk kishin qenë pjesë e PS-së në atë periudhë kur socialistët bënin opozitë.

Rama postimin e fundit e kishte për “rivalin” imagjinar politik, për humbjen nga jeta për shkak të infektimit nga Covid, të ish-zv.kryeministrin Bashkim Koplikun, duke dhënë vlerësime mbi figurën e tij, një gjë e vlerësuar. Për kundërshtarin Kopliku, Rama e gjeti kohën për dhënë vlerësim, ndërsa  për Bellon që e kishte pjesë  të PS edhe në beteja politike, heshti. Gazeta Shqip

Vetëm Edi Rama nuk ngushëlloi vdekjen e Marko Bellos!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular