BallinaAktualitetKeni plane për këtë fundjavë? Si parashikohet moti për të shtunën dhe...

Keni plane për këtë fundjavë? Si parashikohet moti për të shtunën dhe të dielën

Nëse keni plane për këtë fundjavë, sinoptikanët parashikojnë dy ditë me vranësira e kthjellime, ku nuk do mundojnë edhe reshjet.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e shtunë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira dhe reshje shiu të izoluara përgjatë vijës bregdetare.

Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.

Dita e diel do ketë mot me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

Reshje parashikohen të bëhen prezente në orët e mbrëmjes me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular