8 vite më parë kur Edi Rama teksa kërkonte votën e shqiptarëve për të ardhur në pushtet mes shumë premtimeve tashmë të pambajtura, ishte dhe ajo e shëndetësisë falas.
Kryeministri jo vetëm që nuk e realizoi atë premtim, por ka bërë që sot shëndetësia të jetë sektori më i prapambetur gjë që e vërtetoi dhe pandemia COVID-19.
Dhe këtë mashtrim më së miri e vërteton dhe video-ja e publikuar nga ish-deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri, të cilën e ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook.
Pampuri shprehet se 8 vjet Edi Rama nuk bëri asgjë për shëndetësinë falas, gënjeu atëherë, gënjen dhe tani.
Plani i tij i vetëm është të mbushë xhepat e koncesionarëve klientë me paret e shqiptarëve.
Postimi i plotë:
‘Në 8 vjet, Edi Rama nuk bëri asgjë për shëndetësinë falas. Ka një arsye për këtë superdështim. Edi Rama gënjeu 8 vjet, po gënjen dhe tani. Plani i tij i vetëm ishte dhe është i njëjti – të mbushë xhepat e koncesionarëve klientë me paratë e shqiptarëve. Dështimin e Edi Ramës, mashtrimet e tij elektorale dhe vjedhjen e shqiptarëve, qytetarët po e paguajnë sot shtrenjtë. Deri edhe me jetën e tyre.Dëgjojeni vetë kryeministrin hajdut dhe gënjeshtar!