BallinaAktualitetKarkaleca, HAVJAR e TARTUF, Ilir Beqaj reklamon ushqime PASANIKËSH, shqiptarët me halle...

Karkaleca, HAVJAR e TARTUF, Ilir Beqaj reklamon ushqime PASANIKËSH, shqiptarët me halle as nuk i njohin këto pjata

Nuk është problem ta shfaqësh luksin në të cilën jeton dhe ushqimet e shtrenjta në rast se je një milionëer apo miliarder që ka punuar fort, por është shumë problem kur këtë luks e shfaq një politikan që për disa vite ka mbajtur edhe poste ministrore.

Është fjala për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili llogarinë e tij në Instagram e ka mbushur me foto të ushqimeve të shtrenjta, duke i reklamuar te ata që e ndjekin.

Por kujt ia reklamon ish-ministri këto pjata të shtrenjta, pasi vështirë të mendosh se po promovon turizmin sepse ndjekësit e tij nuk janë të huaj.

Shqiptarëve nuk mund t’ua reklamosh dot, pasi pas tërmetit e pandemisë kanë shumë halle dhe as nuk u vete në mendje t’i mendojnë, e jo më t’i shijojnë këto pjata.

E ndërkohë që politikanët shijojnë luksin nga pasuria e ngritur në kurriz të popullit, shqiptarët duhet të durojnë edhe “dënglat” që shesin këta politikanë, që në vend të ndihmojnë familjet që nuk po nxjerrin dot bukën e gojës, reklamojnë ushqime që të varfrit nuk ua dinë as emrin.

Screenshot_5.jpg

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular