BallinaAktualitetEMRI+FOTO/Një jetë kushtuar arsimit, vdes nga Covid-19 mësuesja dhe pedagogia nga Vlora

EMRI+FOTO/Një jetë kushtuar arsimit, vdes nga Covid-19 mësuesja dhe pedagogia nga Vlora

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 ish-mësuesja dhe ish-pedagogia nga Vlora Dafina Brokaj.

Ish-drejtoresha e Qytezës Studenti në Vlorë ishte shtruar prej disa ditësh në Tiranë, për shkak të gjendjes së rënduar me koronavirusin.

Kujtojmë që së fundmi e ndjera kishte punuar në shkolla jo publike. Në një reagim në rrjetet sociale Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Vlorë-Himarë shkruan: “Respekt e mirënjohje për mësuesen dhe drejtoreshën e palodhur, zonjën DAFINA BROKAJ! Sot covid na shenjoi përsëri me një humbje që dhemb. I paharruar kujtimi i saj dhe u prehtë në paqe!  Një profesioniste e shkëlqyer, model i qytetarisë, kolege e respektuar, nënë vetëmohuese, një grua e fortë dhe e rrallë që i dha këtij qyteti një kontribut mbi 40-vjeçar në fushën e arsimit. Do të na mungojë! Respekte dhe ngushëllime familjes!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular