BallinaAktualitetSërish shifra të larta nga COVID, 14 humbje jete dhe rastet pozitive...

Sërish shifra të larta nga COVID, 14 humbje jete dhe rastet pozitive në…

Vijojnë të jenë të larta shifrat e infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.407 mostra, prej të cilëve rezultojnë 519 raste pozitive (dje 468).

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (dje 19).

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 4 raste (75, 66, 61, 36 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Malishevë 1 rast (63), Ferizaj 1 rast ( 67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (58 vjeç), Kaçanik 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Suharekë (68 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 43.324 raste nga 154.084 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.120 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 926 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 29.430 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.774.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 215 raste, Mitrovicë 49 raste, Ferizaj 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjakovë 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 21 raste, Drenas 15 raste, Lipjan 14 raste, Obiliq 9 raste, Vushtrri 9 raste, Istog 7 raste, Klinë 7 raste, Prizren 7 raste, Shtime 7 raste, Skenderaj 7 raste, Kaçanik 6 raste, Suharekë 5 raste, Rahovec 4 raste, Deçan 3 raste, Gjilan 3 raste, Graçanicë 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Kamenicë, Viti 1 rast dhe Zubin-Potok.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular