BallinaBotaShfaqet premiera e dokumentarit të CMG-së mbi luftën ndaj COVID-19

Shfaqet premiera e dokumentarit të CMG-së mbi luftën ndaj COVID-19

Në qytetin Sanya të Kinës Jugore po zhvillohet Festivali i 3-të Ndërkombëtar i Filmit i Ishullit Hainan. Të dielën, në kuadër të këtij festivali, u dha shfaqja premierë e dokumentarit me teknologjinë e qartësisë ultra të lartë 4K “Lufta e Kinës kundër epidemisë 2020”, i cili tregon historinë e përpjekjeve të popullit kinez kundër pandemisë së COVID-19.
Dokumentari 90-minutësh, i prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), bazohet në dhjetëra mijë orë video të filmuara nga reporterët dhe kameramanët e CMG-së.
Para premierës u transmetua një video promovuese e filmit prej 25 minutash. Shikuesit u prekën nga disa momente mallëngjyese të përjetuara gjatë periudhës së veçantë në qytetin Wuhan të Kinës Qendrore, ish-epiqendra e epidemisë së koronavirusit në Kinë.
Ky është dokumentari i parë në botë me teknologjinë 4K mbi luftën antipandemike, i cili ka vlera artistike dhe historike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular